• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, Ballkani dhe kriza botërore e koronavirusit

by Ilir Beqaj
29/03/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

 

Në vlerësim janë përfshirë Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Greqi, Kroaci. Burimi i të dhënave është WorldOmeter. Vlerësimi nuk merr përsipër të japë opinion për përhapjen e sëmundjes në vendet e ndryshme, apo, për më tepër, nuk merr përsipër të bëjë ndonjë konkluzion. Çdo lexues është i lirë të bëjë interpretimin  e vet për çfarë ilustrohet grafikisht.

6 vendet ballkanike kanë specifikat e veta. Greqia është mbi 10 milionë banorë, ndërsa Mali i Zi është 631 mijë banorë.

Shkalla e ndikimit të një epidemie në një vend varet nga disa faktorë ekonomikë, socialë, demografikë, vendndodhja gjeografike, profili edemiologjik i popullsisës, etj. si dhe nga niveli i sistemit shëndetësor.

Krahasimi i të gjithë këtyre treguesve nuk është qëllimi i këtij shënimi. Megjithatë për 6 vendet po ilustroj tri tregues sinjifikativë në kontekstin e kësaj analize: jetëgjatësia e popullsisë, përbërja familjare dhe të ardhurat për banor. Për të lehtësuar leximin e grafikëve në vijim duhet patur parasysh se në çdo grafik është përdorur një ngjyrë të veçantë për Shqipërinë dhe një ngjyrë të veçantë për vendin me vlerën më të lartë të treguesit përkatës.

Sa më e moshuar të jetë popullsia aq më e lartë është shkalla e sëmundshmërisë nga sëmundjet jongjitëse (tension i lartë i gjakut, zemër, diabet, etj) që e ulin imunitetin kundrejt viruseve të ndryshme. Jetëgjatësinë më lartë e ka Greqia me 83 vite. Në Shqipëri jetëgjatësia është 78,9 vjeç.

Familja mesatare në Shqipëri ka 3,8 vetë. Shqipëria është vendi me familjen më të madhe. Sa më e madhe të jetë familja aq më e vështirë është të realizohet distancimi social.

Të ardhurat për banor më të larta janë në Greqi me 20,317 USD. Më të ulëtat janë në Shqipëri me 5,240 USD. Të ardhurat për banor japin një vlerësim të tërthortë për nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit, e për rrjedhorë mund të arsyetohet edhe për shkallën e gadishmërisë së vendit për të reaguar në raste emergjencash kombëtare, edhe pse kjo e kësaj here është një situatë e paparë (çfarë po ndodh në SHBA dh Itali, do të na bëjnë që në të ardhmen ndoshta GDP nuk do të jetë tregues për vlerësimin e përgatitjes së vendeve, për të përballuar emergjenca të mëdha).

Shenjat e para të COVID 19 nuk janë shfaqur njëherësh në të gjithë vendet. Prej 34 ditësh është shfaqur në Kroaci dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri është shfaqur prej 22 ditësh. Në grafikët në vijim përbri emrit të çdo vendi është shënuar edhe numri i ditëve të epidemisë me qëllim që çdo lexues të mbajë parasysh edhe periudhën e epidemisë.

Që nga fillimi i epidemisë, çdo ditë janë zbuluar mesatarisht 42,8 raste në Greqi dhe 9,6 në Shqipëri.

Por rastet e reja varen të paktën edhe nga përmasa e popullsisë, edhe nga koha që kur është shfaqur rasti i parë. Në pamundësi për të ndërtuar një tregues të përbërë që i jep një peshë të caktuar popullsisë dhe kohës së përhapjes së epidemisë, krahasimi mund të bëhet me numrin i rasteve pozitivë për çdo 1 milionë banorë të vendit përkatës.

Kroacia është vendi me numrin më të madh të personave pozitivë për 1 milion banorë, 175 persona. Por është edhe vendi ku epidemia ka filluar prej 34 ditësh.

Shqipëria ka 74,5 persona pozitivë për 1 milion banorë për një periudhë prej 22 ditësh nga fillimi i epidemisë.

Jam i vetedijshëm qoftë për faktin se edhe teorikisht në një moment të dhënë është e pamundur të dihet saktësisht numri i personave pozitivë, qoftë edhe për faktin që vende të ndryshme mund të kenë qasje të ndryshme në mënyrën e kryerjes së  testimeve.

Edhe numrin e të vdekurve e vlerësojmë sipas popullsisë së vendit përkatës. Greqia ka 3,65 të vdekur për 1 milion banorë për 27 ditë nga fillimi i epidemisë. Shqipëria ka 3,51 të vdekur për 1 milion banorë për 22 ditë nga fillimi i epidemisë.

Shkalla e vdekshmërisë për rastet pozitivë është më e lartë në Shqipëri me 4,7 %.

Shqipëria ka edhe shkallën më të madhe të personave të shëruar me 18,9 %  të të gjithë personave pozitivë. Madje në shkallë ndjeshëm më të lartë se të gjithë vendet e tjera.

Për çdo person të vdekur në Kroaci janë 8,7 persona të shëruar. Në Shqipëri janë 4 persona të shëruar për çdo person të vdekur.

Midis të sëmurëve ka edhe disa që janë në gjendje kritike. Në Greqi janë në gjendje kritike 6,2 % e rasteve pozitive aktive. Në Shqipëri janë në gjendje kritike 3,7 % e rasteve pozitive aktive.

Next Post
Misteri i vetëvrasjes së ministrit gjerman sot dhe politikanët shqiptarë

Misteri i vetëvrasjes së ministrit gjerman sot dhe politikanët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In