Përmbytjet e fundit në shtetin fqinj të Maqedonisë bën që të solidarizohet edhe vendi ynë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi në një konferencë për shtyp se qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.
Bushati tha se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond.
“Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati.