• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëri-Zvicër, Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

by Java News
03/03/2021 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit në fushën e Pronësisë Industriale, në mbështetje dhe zbatim të Marrëveshjes Kuadër midis Këshillit Federal Zviceran dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Teknik, Financiar dhe Humanitar.

Ministrja Denaj e vlerësoi këtë marrëveshje, e cila është e një rëndësie të veçantë për etapën që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit evropian. “Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga kjo marrëveshje, janë shkëmbimi i informacionit mbi legjislacionin në fushën e Pronësisë Industriale (PI) dhe reflektimet për përmirësimin e tij, si dhe bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me Pronësinë Industriale. Gjithashtu, pritet të arrihet bashkëpunim në fushën e përpunimit të informacionit të patentave dhe shërbimeve për publikun dhe forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri”, theksoi Denaj.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të arrihet realizimi i një projekti 4 vjeçar midis dy zyrave homologe në fushën e pronësisë intelektuale. Institucionet përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes janë Instituti Federal i Zvicrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në rolin e përfituesit kryesor të projektit. Vlerësojmë përkrahjen, shtoi ministrja, për reforma të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social kulturor të vendit tonë.

“Më lejoni që në emër të qeverisë shqiptare t`ju falënderoj për vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë deri tani për vendin tonë. Vlerësojmë përkrahjen për reforma të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social kulturor të vendit tonë”, përfundoi Denaj.

Kjo marrëveshje, jo vetëm që ka një ndikim mjaft pozitiv në klimën e promovimit të pronës intelektuale në tërësi, por edhe në ndërgjegjësimin për fushën, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë viteve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale përmes objektivave të saj po punon maksimalisht për të krijuar një kulturë të përgjithshme të të kuptuarit të pronësisë industriale, përmes fushatave të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të informimit mbi këto të drejta në mbarë vendin.

Aktualisht ka filluar procesi i hartimit të Strategjisë së re Kombëtare në fushën e Pronësisë Intelektuale për vitet 2021-2025, një dokument strategjik shumë i rëndësishëm për fushën, e cila po mbështetet nga asistenca teknike e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

g.kosovari

Next Post
Përjashtohet nga hetimet pistoleta e gjetur pas vrasjes së Rashës

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës/ Ish-polici nën akuzë për 'vrasje me dashje', mund të evitohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In