• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi: Pallatet përreth, policët e korruptuar dhe biletat false, dhimbjet e kokës së SHISH

by
21/09/2015 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëri-Serbi: Pallatet përreth, policët e korruptuar dhe biletat false, dhimbjet e kokës së SHISH

Nga Geljano Fataj

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka ‘zënë koka’ sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena. Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë për Java News, se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në ‘Elbasan Arena’.

Ekspertë të anti-terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes.

Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

Ekspertët e sigurisë nuk i besojnë shumë as edhe biletave të personalizuara të bëra nga FSHF-ja, pasi thonë se edhe këto bileta mund të falsifikohen. Ndërkohë që në “dyqanin” online të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në “Facebook” janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta.

Ata i shesin ato shumë herë më shtrenjtë se çmimi zyrtar i vendosur nga FSHF-ja, duke përfituar nga fakti që pjesa dërrmuese e biletave janë prenotuar me kohë nga institucione apo individë me pushtet.

biletat1

Një tjetër problem është dhe korruptimi i efektivëve të policisë që do merren me tifozët, në kohën kur këta të fundit do të futen në stadium. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete dhe ato të anti-terrorit ka të dhëna se grupe të caktuara janë gati të paguajnë edhe deri në 2 mijë euro për t’u futur në stadium, për të realizuar ‘qëllimet e veta’.

Ditët e fundit, edhe pse duhen dhe tre javë nga zhvillimi i kësaj sfide, pranë autoriteteve të sigurisë ka qëndruar dhe ambasadori serb në Tiranë,  Miroljub Zariç. Ky i fundit ka dhënë informacione për tifozët e mundshëm serb që do të ndjekin këtë sfidë, mes tyre do të jetë dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Next Post

Prenga mori Lagunën e Patokut, për t'ja rishitur familjes Cali për 500 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In