• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Serbi dhe motrat!

by Denis Dyrnjaja
08/06/2025 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Çfarë pamë e kuptuam nga ndeshja Shqipëri-Serbi? Së pari qëllimi kryesor ishte ta fitonim ndeshjen në fushë, por kjo nuk ndodhi. Ndoshta presioni i madh publik, ose ndoshta pritshmëritë e tejkaluara ndaj skuadrës, bënë që futbollistët në fushë të shfaqeshin me dy nivele herë si profesionistë, por nuk munguan edhe rastet e gafave të denja për amatorë.

Mënyra sesi bëheshin disa pasime, aksione apo sjellje taktike e goditje të topit, ishin disi zhgënjyese për nivelin dhe standardin që kanë lojtarët që aderojnë sot në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Ata janë futbollistë profesionistë që luajnë edhe në klube të njohura të futbollit evropian dhe duket e habitshme sesi në shumë raste nuk arrinin të koordinonin veprimet me topin në drejtimin të shokëve apo portës. Sigurisht ishte një mbrëmje e shkëlqyer për disa lojtarë si veterani Hysaj, i riu Mitaj, apo portieri Sttakosha.

Në një ndeshje të tillë edhe kondicioni teknik ndryshon dhe çdo futbollist nën presion gabon. Kështu është futbolli sa vezullues edhe zhgënjyes. Kjo përformancë nuk na çoi më shumë se barazimi, ashtu sikurse barazuam edhe në sjelljen e disa tifogrupeve që ishin në disa pjesë të stadiumit ku na rrezikuan një penalizmim të UEFA-s për hedhje të sendeve në fushë, intimidim të lojtarëve kundërshtarë gjatë lojës dhe parulla që qeveria evropiane e futbollit i konsideron me karakter politik e dhunënxitës.

“Serbi Serbi ju q….a motrat” ishte refren në rrugë e stadium. Ndërkohë irritimin ndoshta e shtoi fakti se në stadium për të mbështetur kombëtaren nuk kishin shkuar ata që jetojnë dhe e kanë si oksigjenin që thithin tifozerinë, por kishin shkuar gjithë ajo pjesë e shoqërisë që e sheh si pasarelë, atraksion apo promocion personal edhe një event sportiv, si kjo ndeshje futbolli. Pra në stadium shahej nga motra kundërshtari në sy të motrave tona që mund dhe besoj se do shahen po aq lehtësisht nga tifozeria serbe, kur ndeshja e kthimit të luhet në Beograd. Madje serbët i kanë edhe më radikale thirrjet të tipit vritini shqiptarët që të mos ekzistojnë.

Pra mbrëmë në Air Albania për fat të mirë e për shkak të masave të forta të sigurisë, mungoi vetëm një dron me ndonjë parullë në serbisht, që situata të eskalonte njësoj si para 10 vitesh në Beograd, ku Serbia u ndëshkua më pas nga UEFA për racizëm e dhunë fizike ndaj një skuadre të një shteti tjetër në një ndeshje futbolli. Sepse një ndeshje futbolli, duhet të jetë vetëm një ndeshje futbolli, nuk mund të jetë edhe betejë lufte, edhe teatër motrash, edhe fron shtetarësh e pushtetarësh.

Futbolli duhet t’i lihet fushës e tifozeria, tifozëve që e ndjekin kombëtarën ngado. Tifozët e futbollit nuk i sheh të jenë anash pasarelave ku bëhet modë, as në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ata kanë arenën e tyre, stadiumin ku luhet futboll. Dhe këtë arenë tifozëve dje ua kishin marrë motrat e të gjitha llojeve që e shndërruan stadiumin në oaz bukurie për selfie. Do duhej të dëgjonim pa ndalim dje vetëm thirrjet Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri gjatë gjithë ndeshjes, për të mbështetur me zemër dhe bukur djemtë kuq e zi, por ato mungonin sepse në stadium kishte më shumë turistë sesa tifozë të cilët duhet të brohorisnin e këndonin për fitore e për Shqipëri, jo për luftë me Serbi.

Luftën e kemi kry e Kosovën e kemi marrë, tani mirë është me tregu se dimë e mundemi me fitu edhe në fushën e lojës, pra në sport, jo në tavolinat e gjyqeve ndërkombëtare, se na bie Serbia si kundërshtar në short. Futbolli në fushë e ai në tribuna iu duhet lënë se pari atyre që iu takon dhe dinë ta bëjnë më mirë, futbollistëve e tifozëve klasikë. Për kategorinë “duam të shesim pordhë”, vlen Monte Carlo a ndonjë turne tenisi në Wimbledon, por është akoma herët për atje sepse kur e fiton famën artificialisht artificialisht do gjendesh edhe në vende ku nuk ke lidhje. Është absurde të shohësh tifozët të rrinë rrugëve dhe green costi politik, mediatik dhe eskortik të jenë në stadium për tangërrllik.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com