• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri pozitive në vitin e pandemisë, Kosova nuk përmbush misionin historik

by Ardit Rada
31/12/2020 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia la Kombëtaren Shqiptare rreth 9 muaj pa u grumbulluar fare, megjithatë kuqezinjtë ia dolën të bëjnë një përfaqësim dinjitoz në Ligën e Kombeve, pavarësisht problemeve të shumta. Gjithsesi 2020-a nuk ishte një vit i mbarë për Kosovën, që zhgënjeu në Play Off dhe nuk ia doli të realizojë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian. Vlen të theksohet se në këtë vit të çuditshëm, klubet shqiptare bënë një paraqitje dinjitoze në eliminatoret e kupave të Europës…

Shqipëria arrin sukses historik, mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë në grup
Ndonëse në një grup me kundërshtarë modestë si Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituania, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ia dolën ta mbyllin edicionin e dytë të Nations League në vendin e parë në grup. Tekniku italian u përball me telashe të shumta dhe listat që i fironin para çdo ndeshjeje për shkak të koronavirusit, megjithatë bëri të debutojnë disa emra të rinj si Broja, Doka, Laçi, Kallaku, Çepele, etj., të cilët treguan se janë gati të marrin më shumë përgjegjësi në të ardhmen. Kuqezinjtë zhgënjyen në përballjen ndaj Lituanisë në “Air Albania”, ku humbën me rezultatin minimal 0-1, por gjithsesi ia dolën që të grumbullojnë 11 pikë dhe ta mbyllin të parët në grup.

Tirana rikthehet te titulli kampion pas 11 vitesh
Hera e fundit që skuadra me më shumë tituj në Shqipëri, kishte ngritur lart trofeun e kampionatit, datonte në vitin 2009, megjithatë kryeqytetasit ia dolën të triumfojnë në një vit jo fort normal për shkak të pandemisë. Sezoni nisi shumë keq për bardheblutë, që fillimisht shkarkuan nga pankina trajnerin Ardian Mema dhe më pas u largua edhe pasuesi i tij Julian Ahmataj, ndërsa stoli iu besua ndihmës-trajnerit Emanuel Egbo. Ky i fundit debutoi me një fitore në minutat shtesë ndaj Partizanit në derbi dhe më pas bardheblutë u treguan perfektë, duke rikuperuar distancën nga kreu dhe duke ia dalë të triumfojnë në fund.

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën
Ashtu si Tirana, edhe durrsakët nuk e nisën mirë sezonin, ndërsa në fund të 2019-ës Edi Martini mori vendi ne Blendi Shkëmbit në pankinë. Shkodrani i ndryshoi fytyrën Teutës, duke e bërë një skuadër të pathyeshme dhe ia doli të fitojë finalen e Kupës me rezultatin 2-0. Pak ditë më vonë durrsakët mposhtën sërish Tiranën, këtë herë me rezultatin 2-1 dhe ia dolën të ngrenë lart edhe trofeun e Superkupës.

Kosova nuk ia del të përmbushë me sukses misionin historik
“Dardanët” kishin një shans të artë për të luajtur në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, pasi morën pjesë në Play Off-in e Ligës së Kombeve, por nuk ia dolën të kurorëzojnë një ëndërr të madhe të të gjithë shqiptarisë. Ndonëse në fazën e grupeve bënë një paraqitje të shkëlqyer, djemtë e Bernard Challandes dështuan në gjysmëfinalen e Play Off-it ndaj Maqedonisë së veriut në Shkup, ku u mposhtën me rezultatin 2-1 dhe i dhanë fund ëndrrës. Gjithsesi Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në Kampionatin Europian, pasi ia doli të sigurojë një biletë Maqedonia e Veriut, e cila ka në gjirin e saj disa futbollistë shqiptarë. Nga ana tjetër “Dardanët” bënë paraqitje zhgënjyese edhe në fazën e grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, të cilën e mbyllën në vendin e tretë, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Drita rikthehet te titulli kampion në Kosovë
IPKO Superliga prodhoi një garë spektakolare gjatë sezonit 2019-2020. Drita, Gjilani e Ballkani garuan deri në javën e fundit për titullin kampion, ndërsa në fund ishin pikërisht të parët që ia dolën të renditen në krye dhe të fitojnë trofeun. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ia doli të grumbullojë 68 pikë, po aq sa edhe Gjilani i vendit të dytë, por ngriti lart titullin falë bilancit pozitiv në ndeshjet direkte.

Prishtina fiton për herë të 6 Digitalb Kupën e Kosovës
Pas një paraqitjeje jo fort pozitive në kampionat, ku nuk shkuan përtej vendit të katërt në renditje, kryeqytetasit ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Ballkanit në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një gol i shënuar nga ish sulmuesi i Skënderbeut, Otto John, vendosi fatin e finales së këtij kompeticioni, të cilin Prishtina e fitoi për herë të 6 në histori dhe në këtë mënyrë mori edhe një biletë për të luajtur në eliminatoret e Europa Leagues.

Ecuri mjaft e mirë në Europë, klubet shqiptare përballen me emra të mëdhenj të futbollit
Klubet e Kategorisë Superiore si Tirana, Teuta, Kukësi, Laçi, por edhe Shkëndija e Tetovës e Renova në Maqedoninë e Veriut dhe Drita në Kosovë, ia dolën të bëjnë paraqitje mjaft të mira në eliminatoret e Ligës së Europës. Kështu Teuta shkoi deri në turin e dytë, ku u eliminua nga spanjollët e Granadës. Në të njëjtin tur Kukësi u eliminua nga gjermanët e Wolfsburg, ndërsa Laçi i shkoi pranë kualifikimit ndaj Hapoel Beer Sheva, por dështoi vetëm në minutat e fundit. Në këtë fazë i dha lamtumirën Europa Leagues edhe Renova, që u mposht nga kroatët e Hajduk Split. Shkëndija e Tetovës fitoi në Rumani ndaj Botosanit dhe Drita mposhti maqedonasit e Sileks, duke kaluar që të dyja në turin e tretë, ku edhe u eliminuan përkatësisht nga Tottenham dhe Legia Varshavë. Ecuri mjaft të mirë pati edhe Tirana, që mposhti Dinamon e Tbilisit në Gjeorgji, por më pas u eliminua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve nga serbët e Crvena Zvezdës. Me pak fat në short, bardheblutë u katapultuan direkt në Play Off-in e Europa Leagues, por ndonëse ishin vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve, u mposhtën me rezultatin 3-0 në Bernë ndaj Young Boys.

Next Post
Meta flet për herë të parë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: Procesi u bllokua nga mazhoranca

Meta: Garantoj çdo shqiptar, për “detin” nuk lejoj cenim të Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In