Do të jetë një ndeshje nervash ajo mes Shqipërisë dhe Maqedonisë sonte në Shkodër. Përballja hapëse do të përplasë jo vetëm dy skuadra futbolli, por edhe dy tifozeri që më shumë se loja, adrenalinën ua rrit patriotizmi. ESPN FC parashikon tension si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Do të jetë një përballje mes Naser Alijit, shqiptarit të lindur në Maqedoni që luan për kombëtaren Shqiptare dhe dy shqiptarëve të tjerë që luajnë për Maqedoninë, Bersat Ibrahimi e Ferhan Hasani. Shvercerat dhe Ballistët do të jenë përkrah kombëtares kuq e zi, si në çdo ndeshje. Kreu i Shvercerave, në shkrimin që lapsi.al po e boton të plotë, i quajnë tradhëtarë dy lojetarët shqiptarë që do të përfaqësojnë verdh e kuqtë. Përsa i përket futbollit, dy ekipet do të luftojnë për të fituar pikë të domosdoshme, në një grup të fortë që përfshin edhe Italinë e Spanjën.
Ndeshja hapëse e grupit G për eliminatoret e botërorit 2018, ajo mes Shqipërisë dhe maqedonisë, premton të jetë e zjarrtë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Në qytetin e Naser Alijit, atë të Kumanovës në verilindje të Maqedonisë, miqtë dhe familja e tij do të jenë të ngjitur pas ekranit të televizorit, duke shpresuar se mbrojtësi i Kaiserslautern do të vazhdojë të ndërtojë karrierën e tij. Askush nuk do të jetë i veshur me ngjyrat verdhë e kuq të Maqedonisë, as Aliji. qedonisë, dhe as nuk do Aliji.
“Të gjithë në shtëpi do të jenë duke bërë tifo për Shqipërinë”, është shprehur Aliji. “Jo vetëm sepse luaj unë, por kështu kemi bërë gjithnjë. Ne jemi shqiptarë”.
Aliji, sot 22 vjeç, u rrit në Zvicër, por ka lindur në Kumanovë nga prindër shqiptarë. Ai është një ndër ata që kanë marrë pasaportë shqiptare dhe luajnë për kombëtaren e trajnerit Gianni De Biasi. Ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur kombëtare të tjera, Aliji ka qenë gjithnjë i angazhuar për të përfaqësuar Shqipërinë. “Ka patur interesim nga Zvicra dhe Maqedonia, por unë jam shqipta dhe zemra ime thotë se unë duhet të vesh fanellën kuq e zi”, tha ai për gazetën kosovare, Koha Ditore, në vitin 2014.
Në lojën që do ta vendosë përballë skuadrës së vendit të tij të lindjes, Aliji thotë se është i fokusuar vetëm tek fubtbolli. “Sigurisht, ky është një rast i veçantë. Por do të përpiqem ta harroj gjatë ndeshjes”.
Por ka nga ata që janë më pak të përkushtuar për të ruajtur qetësinë. Edhe pse Aliji është lojëtari i marë i lindur në Maqedoni që ka veshur fanellën kuq e zi, shqiptarët e Maqedonisë e kanë mbështetur për vite me radhë kombëtaren shqiptare.
Krenar Osmani është nga Tetova. Ai është anëtar i Ballistëve, një grupi mbështetës të ekipit Shkëndija të Tetovës, fituesit e Kupës së Maqedonisë sezonin e kaluar. Ballistet janë të pranishëm në ndeshjet e kombëtares së Shqipëisë.
“Ne jemi emocionale për çdo lojë të ekipit kombëtar të Shqipërisë, sepse ne duam Shqipërinë më shumë se vetë jeta jonë”, thotë Osmani për ESPN FC. Dhe hëna është pa dyshim një rast i veçantë.
“Kur është fjala ndeshje kundër [fqinjëve tanë sllavë], adrenalina jonë rritet 10 herë më shumë”, shton ai. “Kjo është një nga ato ndeshje, ku, nëse është e nevojshme, e lemë zemrën në fushë vetëm për të fituar lojën”.
Rreth 400 anëtarë të Ballistëve pritet të udhëtojër në Shkodër sonte, duke garantuar një atmosferë të kuqe e të nxehtë në stadiumin Loro Boriçi. Omer Bunjaku nuk do të jetë në stadium. Bunjaku është kreu i Shvercerat, grupit mbështetës të FK Shkupi, një ekip i mbështetur nga pakicat etnike të qytetit, veçanërisht nga shqiptarët. Sipas Bunjakut, Shvercerat ishin grupi i parë tifoz nga jashtë shtetit shqiptar që nisi të marrë pjesë rregullisht në ndeshjet e Shqipërisë. Por të hënën në mbrëmje ai do të jetë në Shkup “për të mbrojtur lagjen e tij nëse ndeshja shkakton probleme.”
Ashtu si dhe Aliji, dy shqiptarë të tjerë etnikë nga Maqedonia ka të ngjarë të jenë në lojë. Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani janë të lojëtarë të KF Shkëndija dhe pjesë e Maqedonisë në përballjen me Shqipërinë. I pyetur se çfarë mendon për shqiptarët etnikë që përfaqësojnë Maqedoninë, Bunjaku përgjigj thjesht: “tradhtarë”.
Për shkak se u kualifikua për në Euro 2016, Shqipëria e nis ndeshjen si favorite e fortë, edhe pse të dyja ekipet kanë probleme. Dalja në pension e ish-kapitenit Lorik Cana dhe një dëmtim e Arlind Ajetit do të thotë se Berat Gjishmiti, një lojëtar më me pak përvojë se ata, do ta nisë lojën së bashku me Mergim Mavrajn në qendër të mbrojtjes për Shqipërinë.
Ndërkohë, Maqedonia do të jetë pa Palermos Aleksandar Trajkovski, golashënuesi i tyre në eliminatoret e Euro 2016, ku humbën 8 nga 10 ndjeshjet. Me të dyja palët të varfëruar në lojëtarë dhe të dëshpëruar për të marrë pikë në një grup që përfshin edhe Spanjën dhe Italinë, kjo duhet të jetë një natë e tensionuar në Shkodër në një ndeshje që, për shumë tifozë të dy vendeve, do të jetë një test nervash dhe përkushtimi ndaj familjes. /ESPN
ma.me