• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Lituani/ Kuqezinjtë ndalen 0-1 dhe humbin edhe kapitenin Hysaj që merr karton të kuq (VIDEO)

by Java News
07/09/2020 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka startuar në orën 20:45, sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë e Edi Rejës,  tentuan një tjetër triumf, për t’u konsoliduar në vendin e parë, por ata u munden ne fushen e tyre 1-0. Kauzlaskas ndeshkon Shqiperine. Me kete rezultat te gjithe skuadrat e grupit tone jane me pike te barabarta.

bandicam 2020-09-07 20-46-21-914

 

 

Lituanezët vinin në këtë përballje pas humbjes në shtëpi 3 ditë më parë nga Kazakistani. Për sa i përket dueleve mes Shqipërisë dhe Lituanisë, këto 2 skuadra, kanë sfiduar 4 herë njëra-tjetrën, ku 2 herë kanë fituar kuqezinjtë dhe 2 herë lituanezët.

 

LIVE: SHQIPËRI – LITUANI 0-1

Kazlauskas 50′

KOMENTI LIVE: 

87′ Shqipëria me 10 lojtarë, Hysaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një faull naiv.

86′ Shpëton për mrekulli porta e Strakoshës, devijimi i Gjimshitit, e dërgon topin në këndore.

80′ Broja provon me një shpërthim nga e djathta, provon me një gjuajtje, por topi shkon në rrjetën e jashtme.

79′ Shqipëria shfaq shenja lodhje, lituanezët provojnë me një tjetër goditje  që shkon jashtë kuadratit.

74′ Roshi luan vetëm 14 minuta dhe lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë Armando Broja.

68′ Zgjohen kuqezinjtë që shtyjnë përpara në kërkim të golit të barazimit.

65′ Fantastik portieri i Lituanisë, që i mohon një gol të sigurt Rei Manajt, i cili provoi me një predhë nga goditja e dënimit.

60′ Dy zëvendësime te Shqipëria, largohen nga fusha Trashi dhe Gjasula, në lojë Roshi dhe Uzuni.

59′ Sadiku provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë portës!

56′ Manaj provon të shkëputet drejt portës, por ndërhyn aty mbrojtësi kundërshtar që kthen topin te portieri.

50′ GOL LITUANIA 0-1/ Gabim amatoresk! Lituanezët kalojnë në avantazh! Gjithçka nisi nga pasi i gabuar i Gjasulës! Nuk falin miqtë që shënojnë me Kazlauskas! 

49’ Gabim tjetër i Lituanisë në mbrojtje, Sadiku provon fillimisht me një goditje, që devijohet dhe përfundon te Abrashi në qendër. Ky i fundit nuk gjen portën.

 

47′ Pranë golit kuqezinjtë! Trashi harkon një top të rrezikshëm, i cili kalon gjithë pasqyrën e portës dhe nuk devijohet nga askush.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Klazauskas dhe Hysaj ndëshkohen me karton të verdhë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Laçi ndëshkohet me karton të verdhë, për faull taktik.

38′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, sërish Strakosha protagonist që bën shpëtimtarin, duke i mohuar golin lituanezëve.

34′ Sadiku shkarkon të djathtën nga brenda zonë, topi shkon jashtë kuadratit. Zgjohet disi Shqipëria.

32′ Trashi provon të godasë portën, pas një kundërsulmi të shpejtë, por tentativa e futbollistit gramshiot u ndal nga mbrojtësit lituanezë.

27′ Minuta aspak të mira për Shqipërinë që gabon në pasime. Ende asnjë rast i krijuar në portën kundështare.

24′ Trashi harkon nga e majta, drejt zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit kundërshtar.

18’ Manaj dhe Girdvainis përplasen kokë më kokë, fatmirësisht nuk ka probleme për të dy lojtarët.

16′ Provon Lasiskas nga distanca, por pa rrezik, topi shkon jashtë kuadratit.

12′ Tjetër goditje këndi për Shqipërinë, kësaj here e fiton Qazim Laçi.

10′ Drithërima në portën e Strakoshës, gardiani shqiptar bën shpëtmitarin, pas gjujtjes së Kazlauskas.

8′ Manaj provon të surprizojë, por ndërhyjnë mbrojtësit lituanezë, duke e dërguar topin në goditje këndi.

5′ Miqtë duken më kërkues, duke marrë disa inkursione, por pa sukses. Shqipëria has vështirësi në qarkullimin e topit.

3’ Fillim i qetë për të dyja skuadrat.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.

Next Post
Sekuestrohen 450 kg marijuanë në Itali, arrestohen dy shqiptarë (Emrat)

Operacioni “Kulmi”/ Biseda me vajzën e rreme shqiptare prangos trafikantin ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In