• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëri-Kosovë/ T’i kthehemi turizmit mes vete!

by Ben Andoni
21/04/2020 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të ishte përgatitur një mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, pranverën e vitit 2020, një akt që nuk u realizua për arsyen e vetme të pllakosjes nga Covid-19. Mbi ne. Mbi të gjithë botën. Në vend të mbledhjes së përbashkët, të dy qeveritë u ndanë, ashtu si në të gjithë Ballkanin dhe në Evropën me përpjekjen e thjeshtë dhe bazë të sigurimit të masave të shpëtimit për qytetarët e tyre. Në Shqipëri, masat e ndërmarra nga qeveria Rama ishin të ashpra dhe të menjëhershme, gati me parametrat më të ashpër të protokolleve ndërkombëtare, kurse Kosova, edhe për shkak të problematikës së madhe të brendshme politike, i mori më vonë, por gjithsesi po kaq të ashpra.

Elementi më i trishtë në të gjithë këtë situatë ishte se të dy vendet tona vepruan sikur nuk ishin dy subjekte, që i lidhte pjesa më e madhe e popullsisë së tyre shqiptarët, por krejt të huaj. Më shumë u fol për sherret e qeverisë Kurti dhe prapaskenat e nisjes së dialogut me Serbinë, sesa çdo gjë tjetër. E justifikueshme mbyllja e kufijve por aspak e bashkëpunimit dhe ndihmës së përbashkët. Qoftë sikur kjo të ishte edhe simbolike. Ky do të jetë një mësim i madh për qeveritë e të ardhmes së Shqipërisë e Kosovës, jo të sotmet që mbajnë mbi shpatulla barra të papërballueshme për to. Të mos harrojmë se: Qeveria Rama vjen pas tërmetit dhe Covid-19, kurse ajo e Kosovës pas situatës së tmerrshme të luftës së egër për pushtet.

Në fakt, gjëja më e mirë nga të gjitha ka qenë se njerëzit e kanë injoruar hapur këtë mosmarrëveshje ose të themi indiferencë, pasi në përballje ka qenë mbijetesa. Sfida e tashme mbetet e ardhmja. Shqipëria po merr për ditë lajme të tmerrshme të anulimit të prenotimeve të turistëve të huaj, duke e vënë në një rrezik të madh turizmin e saj. Kosova, që është pak “më inferiore” sa i përket turizmit, por me kapacitete të mrekullueshme natyrore dhe shërbimi mund të bashkëpunojë shumë. E para, me ndihmën më të madhe duke e frekuentuar më shumë Shqipërinë, ashtu si kosovarët duke mirëpritur me cilësitë e tyre të larta turistët shqiptarë. Edhe Shqipëria e ka detyrim që ta bëjë këtë me Kosovën.  Për fat të keq, Kosova ende nuk njihet sa duhet në Shqipëri, përveçse ne i njohim historitë e pafundme dhe personazhet.

Për t’i kujtuar të gjithë se: Turizmi në Kosovë ruan trashëgimi të spikatur arkeologjike nga kohët e Ilirëve, Dardanëve, Romakëve, Bizantinëve, Serbëve dhe Osmanëve, ndërthurjen e kuzhinave tradicionale ballkanase, arkitekturën e përbashkët me ndikime të shumta, traditat e jashtëzakonshme dhe peizazhet natyrale e rralla. Është koha me një buxhet të vogël, sa të bjerë kjo pandemi e mallkuar, për të rendur e njohur bukurinë e Prishtinës dhe parkun e Gërmisë, Kullën e Orës; Pejën me dyqanet e mrekullueshme zejtare si ato të rrobaqepësve, argjendarëve, por edhe Patriarkanën e famshme serbe, burimin e Drinit të Bardhë, Grykën e Rugovës me mure të pjerrëta që arrijnë deri në 300 metra; Prizrenin e Bekim Fehmiut afër Maleve të Sharrit, ku kultura otomane dhe ndërtimet e bukura karakteristike vendase janë të ndërthurura me kishat serbe; Ulpianën e ri-ndërtuar nga Perandori Justinian I.

Për njerëzit e dhënë pas bukurive natyrore mund të shijojnë Brezovicën, resortin e famshëm të skijimit, i cili gjendet në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit në Kosovën Jugore bashkë me Parkun e Kombëtar të Bjeshkëve të Nëmuna, pa  harruar dhe Shpellën e Gadimës, ku shquhen lirisht Stalagmitet dhe Stalaktitet.

Nuk kushton shumë nëse të dy qeveritë do mendojnë që me masat e përbashkëta të mendojnë që këtë vit shqiptarët, por mbase dhe më vonë t’i vendosin prioritet njohjes së trevave shqiptare. Është një hap i vogël por i domosdoshëm në këto kohë të tmerrshme, pa asnjë rrugëdalje për momentin, që të përfitojmë duke investuar në Shqiptari. (Javanews)

Next Post
Lajm i mirë nga Zvicra/ Studiuesit: Vaksina për koronavirusin gati në tetor

Lajm i mirë nga Zvicra/ Studiuesit: Vaksina për koronavirusin gati në tetor

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    6 years ago

    Parimisht, plotesisht jemi në një mëndje.
    Poooooor, më gjej qeverinë e Kosovës në fillim, pastaj mbledhjen e dy qeverive.
    Ok ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In