• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëri-Kosovë, sherr për Ferrarin kur s’ke lek as për biçikletën

by Skënder Minxhozi
17/04/2025 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

E gjithë dallga e pisët e akuzave në rrjetet sociale mes Shqipërisë dhe Kosovës, që pasoi grushtin që dy banorë të Big Brother shkëmbyen mes tyre, zbuloi edhe një herë sesa lehtësisht e manipulueshme është atmosfera edhe kur flitet për dy pjesë të të njëjtit komb, me të njëjtën histori, prejardhje, gjuhë, kulturë e zakone. U evokua edhe një herë, pas atij grushti banal, të dënueshëm por totalisht të papërdorshëm në kontekstet që u vendos, se mes kosovarëve dhe shqiptarëve (të dyja palët shqiptarë, meqë ra fjala), nuk duhet të ketë bashkim, komunikim, vajtje-ardhje e të tjera si këto.

U risoll në skenë edhe një herë klisheja se “ne nuk jemi shqiptarë dhe me Shqipërinë nuk duam të bashkohemi”. U përdor fjala e fundit për një sherr brenda një spektakli i cili jeton dhe ushqehet me provokacionin, goditjet nën brez dhe manipulimin. U transplantua në jetën reale një copë televizioni me shije dhe nivel shumë të dyshimtë që s’mund të jetë kurrsesi barometri i marrëdhënieve dhe raporteve mes dy shtetesh që ndajnë në mes të njëjtin komb.

Teza e mosbashkimit me Shqipërinë noton si një njollë vajguri në ujin e pastër të ndjenjave e përjetimeve që prej 25 vitesh është arritur të ndërtohen mes shtetit amë Shqipërisë dhe shtetit më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës. Është një bashkëjetesë e cila pas vitit 1999 ka kaluar gradualisht nga imagjinata, eposi, baladat e historia, tek rrjeta e dendur e raporteve konkrete mes dy shteteve, shoqërive e qindra mijë njerëzve që jetojnë në dy anët e kufirit politik dhe shkojnë e vijnë çdo ditë tek njëri-tjetri. Të atij kufiri i cili nuk ka penguar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ndërtohet një bashkëjetesë tashmë e ngushtë dhe që sheh nga e ardhmja.

Ka plot probleme mes dy shtetesh të varfëra, siç janë Kosova e Shqipëria. Politika po bën ende pak për t’i afruar dy anët e kufirit, mëritë politike gjithashtu, por njerëzit e thjeshtë me intuitën e tyre të hollë e kanë kuptuar se ky treg i madh shqipfolës që nis në Sarandë e mbaron në Mitrovicë, është fati i përbashkët që duhet ta përgatisim me durim për të ardhmen që e pret.

E pikërisht këtu, tek perspektiva e raportit të përbashkët mes dy vendeve duket se nis edhe spekulimi i shëmtuar me “mosbashkimin”! Të përbetohesh sot se për shkak të një grushti mes dy të rinjsh të hutuar nga qëndrimi i gjatë mbyllur, nuk e duam bashkimin me Shqipërinë, është një miopi e madhe sa një kala. Sa shqiptarë të Shqipërisë rrihen mes tyre çdo ditë në qytetet e fshatrat e këtij vendi? Sa shqiptarë të Kosovës bëjnë të njëjtën gjë në anën tjetër të kufirit? Pse duhet të ketë një grusht televiziv fuqinë e një verdikti kaq të madh e të rëndë?!

Në anën tjetër të përbetohesh sot, në vitin 2025, për bashkimin ose mosbashkimin e Shqipërisë me Kosovën, është një akt sa qesharak dhe naiv. Askund në horizontin e afërt të punëve që kanë mbi vete dy shtetet shqiptare në Ballkan, nuk parashihet perspektiva e afërt e bashkimit. Shqipëria është e ngërthyer në kthetrat e një tranzicionit të gjatë postkomunist, nga i cili nuk po arrin të dalë. Megjithë historinë e saj njëqind e më shumë vjeçare si shtet i pavarur, Shqipëria nuk është integruar akoma me pjesën tjetër të kontinentit evropian. Kjo e vendos Tiranën në një pozitë krejt të pavaforshme në raport me tema delikate si kjo e bashkimit me Kosovën. Partitë, shoqatat, mediat e opinioni publik mund të flirtojnë sa të duan me këtë ide që prek kufinjtë e një romantizmi që daton që nga Rilindja Kombëtare, por ky nuk ka qenë dhe nuk është një projekt i hedhur në letër për t’u zbatuar në të ardhmen e parashikueshme.

Aq më pak bashkimi kombëtar është një çeshtje konkrete dhe e parashikueshme në Kosovë. Aty ku po përpiqen të dalin nga qerthulli i njohjeve dhe instalimit në institucionet ndërkombëtare. Dialogu me Serbinë vijon të mbetet pezull, e kjo veç të tjerash e bën praktikisht të pamundur një akt të madh vetëvendosjeje siç është bashkimi me një shtet tjetër. Do ta pengonin qysh në hapin e parë jo vetëm Rusia, Kina e Serbia, por edhe ata që i njohim si partnerë e miq.

Të sherrosesh sot për mosbashkimin kombëtar është si ajo puna e dy të rinjve që ndalen në një stendë dyqani që shet makina dhe nisin e grinden për ngjyrën e Ferrarit të ekspozuar në vitrinë. Njëri e do të kuqe, tjetri të bardhë, ndërkohë që në xhepa s’kanë lek as për të blerë një biçikletë. Edhe ne sot grindemi për diçka që s’e dimë as se kur do të ndodhë, as sesi do të vijë e çfarë forme do të ketë. Dhe në këto rrethana gjëja më e mençur është të mbash gojën e të presësh. Bashkimi kombëtar, virtualisht “Ferrari” i të gjithë shqiptarëve, do të vazhdojë të qëndrojë në vitrinë edhe për shumë kohë. E kotë të sherrosemi për të, dëmtojmë vetëm veten!

Maisja e opinionit publik me deklarata e thirrje për “mosbashkim” që ushqejnë zjarrin e ndyrë të mërive mes dy pjesëve të të njëjtit komb për motive banale dhe vulgare, është një gjest i përbuzshëm dhe në thelb antikombëtar. Rrjeti social po kryen në këtë drejtim një mision tejet negativ e që nuk sjell asgjë të mirë. Parimi “ti më gjuajte me grusht, ndaj vendi im nuk duhet të bashkohet me tëndin” është një gjë pafundësisht e ulët, por që në trurin e mpirë të rrjeteve sociale kthehet shpesh në karburant për të ushqyer një armiqësi që s’ka kurrfarë logjike dhe dobie për shqiptarët. Në Shqipëri dhe në Kosovë.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Prill 2025

Comments 7

  1. L.Xh says:
    8 months ago

    Minxhoz i nderuar.
    Ju lexova si gjithmonë, me shumë përkushtim e vëmëndje. Keni plotesisht të drejtë për problematikat që ngrini, në këtë shkrim elitar.
    Që ka probleme midis dy vendeve e popujve, ka, bile jo pak, por të shumta, të thella e me dasi të theksuara, ndaç në formim, ndaç në koncept, ndaç në “feja është opium për popullin” gjë që i ka bërë të jenë një popull jo arsim dashes e për rrjedhojë kanë një injoranci të thellë e të mbrujtur me vulgaritet të papranueshëm për asnjë nga ne “këndej kufiri”.
    Vetëm po të shohësh aspektin e “të sharave” (që lexon në komentet e tyre kosovarëve sidomos tek TEMA e Mero Bazes) ndah nesh (shqiptareve të Shqipërisë), është për të vënë duart në kokë. Do të shtojsha se si keto të shara, nuk kam degjuar nga asnjë serb apo grek ! ! !…? ? ?
    Kjo është domethenese, për urrejtien që ATA kanë ndaj NESH. Kjo gjë, është e lidhur me injorancinë e tyre e si të tillë, janë përpunuar keq nga politikenet aktuale (ngamtë dy krahet e politikes atje) që duke shfrytezuar analfabetizmin potencial të tyre, gënjehen tepër kollaj, me sllogane atdhetare e kombëtare.
    Ky është trishtim, kur shikon se si pjesa tjetër e kombit, është keqpërdorur nga politika.
    Ju përshendes.

    Reply
    • Fisnik says:
      8 months ago

      Jo pak prej nesh këtej kufirit e kanë të njëjtin mendim për ju andej kufirit.
      Ne i dërgojmë nxënësit në ekskurzion në Shqipëri, ju nuk i sjellni në Kosovë. Shpesh nga Shqipëria vijnë në vizita në kishat serbe që janë çerdhja e shovenizmit serbomadh antishqiptar.
      Zhgënjimi fillestar i joni ishte patriotizmi zero që pamë në Shqipëri mandej zhgënjimi përfundimtar ishte kriminaliteti dhe brutaliteti deri te zhbërja e shtetit në 97-tën.
      Zhbërjen e shtetit shqiptar e pat shfrytëzuar për propagandë ish kryeministri i vrarë i Serbisë, Gjingjiç me fjalët “Një komb që vetshuhet nuk mund të formoj shtet tjetër!” E kishte fjalën për pamundësinë të formohet Republika e Kosovës si shtet i dytë i shqiptarëve përderisa shqiptarët e shkatërrojnë këtë shtet që kanë, Shqipërinë.

      Reply
  2. Kastriot says:
    8 months ago

    Pak për paragjykimet dhe stereotipet ndërshqiptare
    Kam dëgjuar këtë “argument” kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë: menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, një intelektual i Shqipërisë, ndër “argumentet” kundër bashkimit me Kosovën thoshte përafërsisht se në Kosovë nuk dëgjojnë muzikë Rock. Po të njëjtin argument e ka marrë një kosovar jointelektual “nuk dëshiroj bashkim me Shqipërinë se atje nuk dëgjojnë muzikë Rock.

    Reply
  3. Zeno Shpataraku says:
    8 months ago

    Ju lexova Fisnik.
    Bukur luani rolin e shqiptarit të Kosovës, por jeni 100 % i lindur dhe rritur në Tiranë, dhe me përvojë në fushë të letrave, sikur edhe Rexhep Qosja (një nga korifenjtë e shqipes së sotme këndej e andej kufiri) të shkruante, do të njihej që është Kosovar – shkronjësi i komentit sa sipër.
    Për sa shkruani, ato që përmendni, janë sipërfaqesore, vërtet 1997 është siç thoni ju, por padashje harruat 1999, ku tek ne, erdhi 3/4 e Kosovës, duke i u hapur shtepitë e gjithë shqiptareve të Shqipërisë.
    Vetëm idiotët potencialë, mund të pretendojnë termin “ KOMBI KOSOVAR”, kur dihet boterisht që jemi një KOMB. Pra, pretendimet fillestare, vijnë nga juve, kosovaret me Albin Kurtin në krye, të quheni DARDANI….
    Pra, shkeputjen po e kerkoni dhe po e doni vetë ju kosovarët pa shkollë e të mbytur nga injorancia.
    Sa,per kishat serbe, këtu ka vënd për diskutim sepse ne, xhami me hoxhë, dhe kisha katolike e ortodokse, kemi aq shumë, sa nuk i numërojnë dot. Kemi kuriozitet për ato sërbe, sepse mësojmë dipka të re. Edhe hoxhallarët tuaj, janë pak si të verbër e injorantë tepër të trashë…..
    Neve, nuk na vjen turp të themi jemi Shqiptare.
    Juve, doni Dardani.
    Shkoni nga të doni, sepse Serbia, gati është t’ju rimarrë nën kontroll.

    Reply
  4. Fisnik says:
    8 months ago

    Z. Shpataraku jam nga Peja, në Tiranë kam qenë 4 herë gjithsejt, përndryshe pushimet i bëj në bregdetin shqiptar. Nuk ka vend për komente të gjata. Thelbi, ti nuk e njeh Kosovën mjaftueshëm por shumë pak. Ti, sikurse ai intelektuali nga Shqipëria që thoshte “nuk do të bashkohesha me Kosovën se nuk dëgjojnë muzikë rock” Kur ia argumentova të kundërtën, e tërhoqi shkrimin nga blogu i tij. Pastaj dual në skenë Rita Ora dhe Dua Lipa..
    Ti i përgjithëson gjërat, një gabim elementar që të çon te përfundimet e gabuara.

    Reply
  5. L.Xh says:
    8 months ago

    Fisnik, uroj të jeshë siç ke emrin.
    Pak rëndësi ka sa herë ke ardhur në Shqipëri. Tirana është kryeqyteti, por nuk është Shqipëria.
    Jeni për tu përgëzuar në shkruajtjen e gjuhës tonë Shqip, për këtë ju vletesoj.
    Për të tjera, ju keni mendimet tuaja e unë të mijat, e kështu në media, nuk mund të këmbejmë debate e replika gjithmonë me qytetari e pa britma e nofka ndaj shoqi – shoqit.
    Ju përshëndes.
    Ju

    Reply
  6. Fisnik says:
    8 months ago

    Faleminderit dhe çdo të mirë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In