• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Kosovë, pse kaq dallime të mëdha!

by Emin Azemi
09/08/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, të jesh nacionalist shqiptar konsiderohet primitivizëm, mungesë sensi për të bashkëjetuar me kultura tjera dhe njëfarë foklorizmi patetik i njerëzve të mbyllur në gëzhojën nacionale, ndërkohë që në Kosovë nacionalizmi merret si mburojë ndaj asimilimit që vjen nga të huajt dhe dashuri ndaj gjuhës, vendit dhe kombit, si një terapi që kuron ndjenjat e ngatërruara në mes të kosmopolitizmit dhe bashkëpunimit kulturor me të tjerët dhe mbi të gjitha si një mekanizëm që mbron shtetin dhe kombin nga kërcënimet e jashtme të çfarëdo natyre qofshin.

 Nga EMIN AZEMI

 Ivo Andriqi në Shqipëri perceptohet si nobelist i shquar, si shkrimtar i madh, që i kalon kufijtë e famës ballkanike, ndërkohë që në Kosovë mbahet në mend si autor i një elabororati për shfarosjen e shqiptarëve, i cili asnjëherë nuk është distancuar nga i njëjti.

 Peter Handke në Shqipëri përkthehet dhe trajtohet si shkrimtar me vlera kulmore letrare e estetik, por në Kosovë ai njihet si një mbështetës i politikave gjenocidale të Millosheviqit.

Në Shqipëri, Beogradi përfytyrohet si një metropol i hapur, kozmopolit ku kulturat dhe gjuhët mund të bashkëjetojnë, kurse në Kosovë ky qytet asocon në një referencë koloniale që ngjall kujtime të hidhura për shqiptarët, një qytet që është sinonim i shfrytëzimit ekonomik të Kosovës – “Трепча ради, Београд се гради” (“Trepça punon, Beogradi ndërton”), një qytet i cili me dekada kishte qenë qendra e vendimmarrjeve politike kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Në qarqet e caktuara politike e gazetareske të Tiranës, Presidenti serb, Vuçiqi, perceptohet si një politikan normal, me të cilin mund të arrihen marrëveshje të mira që janë në favor të rajonit, ndërkohë që në Kosovë ky është politikani më kontraverz që vjen nga trashëgimia politike e nacionalizmit serb, i cili ende nuk ka kërkuar falje për krimet e pararendësve të tij ndaj shqiptarëve dhe një politikan i cili punon ditë e natë kundër interesave të Kosovës.

Tash së fundmi në Shqipëri konsiderohet normale ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq të performojë në Korçë, sepse ai është një rok-star me vlera të pranuara muzikore edhe përtej Ballkanit, ndërkohë që jashtë Shqipërisë, Bregoviqi është sinonim i një kulture që ka qenë transmision i politikave ekspansioniste serbe, një oportunist që asnjëherë nuk ka i gjykuar veprimet kriminale të forcave serbe në Bosnjë e Kosovë.

 Në Shqipëri, të jesh nacionalist shqiptar konsiderohet primitivizëm, mungesë sensi për të bashkëjetuar me kultura tjera dhe njëfarë foklorizmi patetik i njerëzve të mbyllur në gëzhojën nacionale, ndërkohë që në Kosovë nacionalizmi merret si mburojë ndaj asimilimit që vjen nga të huajt dhe dashuri ndaj gjuhës, vendit dhe kombit, si një terapi që kuron ndjenjat e ngatërruara në mes të kosmopolitizmit dhe bashkëpunimit kulturor me të tjerët dhe mbi të gjitha si një mekanizëm që mbron shtetin dhe kombin nga kërcënimet e jashtme të çfarëdo natyre qofshin.

Mund të numërohen edhe disa kontradikta që përshkojnë botën shqiptare, sidomos ato që kanë të bëjnë me qëndrimin ndryshe të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj serbëve.

Këto kontradikta rrënjët i kanë më thellë në histori, kurse gjenerata e më të moshuarve që gjatë LDB mbanin mend luftën, edhe sot rrëfejnë për internacionalizmin e brigadave partizane shqiptare, të cilat kur kalonin nëpër viset shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore dhe Veriperëndimore, kujdeseshin shumë për partizanët serbë e malazezë, që të mos fyheshin nga shqiptarët pas masakrave që ishin  bërë mbi ta nga aradhet çetniko-partizane. Ka pasur edhe episode të pakëndshme, siç rrëfejnë dëshmitarët e asaj kohe, që ndonjë komesar, apo komandant togu nga Shqipëria të kërcënojë me revole në kokë ndonjë shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë Perëndimore duke i quajtur ata “derra kosovarë”, sepse ishin treguar të pasjellshëm dhe jomikpritës ndaj çetnikëve që ishin shndërruar në partizanë.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një proces i pandalshëm, por para se të ndodhë kjo ka nevojë për një proces tjetër paralel që do të rrafshonte dallimet dhe kontradiktat në mes të shqiptarëve në të dy anët e Drinit.

Këto dallime mund t’i eliminojnë politikanët, gazetarët, sportistët, akademikët, tregtarët, por me një kusht që sensibilitetet e shqiptarëve të mos jenë kaq kundërshtuese me njëra tjetrën, sepse mund të fitohet përshtypja e gabuar sikur kemi të bëjmë jo me një komb, por me dy kombe, një teori kjo aq shumë e parapëlqyer nga qarqe të caktuara brenda dhe jashtë botës shqiptare.

 Për t’u bërë një komb i vetëm, nevojitet një shtet dhe aktualisht shqiptarët jetojnë në disa shtete. Por, kjo nuk mund të jetë arsyeja që shqiptarët të jenë kaq të ndryshëm nga njëri tjetri, sidomos sa i përket korpusit tematik të çështjeve kombëtare që ndërlidhen me etninë, gjuhën, kulturën etj.

 Ka plot kombe në botë që jetojnë të shpërndarë nëpër meridiane të ndryshme të globit, por në anën tjetër nuk mund të gjesh, bie fjala, dy hebrenj në krejt rruzullin tokësor të kenë qëndrimet të kundërta mbi holokaustin. Nuk mund të kesh shumë dallime në Serbi sa i përket qasjes ndaj shqiptarëve, ashtu siç nuk mund të hasësh një maqedonas që me dëshirë vizitohet tek stomaltolgu shqiptarë, që hip në taksinë e shqiptarit , që i pret flokët tek berberi shqiptar.

 Ndoshta në të ardhmen do të duhej psikologët të merren më tepër me këto tema, për arsye se këtu kemi të bëjmë me skema  mentale e psikologjike të njerëzve, të cilat përpos që funksionojnë sipas rrethanave e konteksteve të ndryshme, ato në të njëjtën kohë të habisin me absurditete që përmbajnë në vetvete, e që nuk të japin të njëjtin rezultat në algoritmin e madh psiko-social të popujve.

 Hapja e shqiptarëve ndaj të tjerëve jo gjithmonë është bërë në funksion të ndonjë kauze të madhe civilizuese. Kjo hapje më tepër ka pasur për bazë ose inferioritetin, ose naivitetin, ose mbivlerësimin e të tjerëve. Kur të ndodhin këto të tria – inferioriteti, naiviteti dhe mbivlerësimi i të tjerëve, aty pushon së rrahuri ora që mat kohën sipas kohës lokale. Atëherë të gjithë ne bëhemi peng të një ore që gabimisht mat kohën tonë.

Next Post
Nuk kishte siguracion, 19-vjeçari me Covid-19 vdes pasi iu refuzua mjekimi në Kaliforni

Delta po rikthen frikën, a jemi gati për një “lock down” nga fillimi?

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Duhet pyetur UDB/BIA!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com