• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Izrael, De Biasi: Duam fitore. Ja formacioni

by Java News
12/11/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 20. 45 në Elbasan Arena do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018. Tekniku italian deklaroi se djemtë kuqezi do të zbresin në fushë për fitore ndërsa tekniku izraelit u shpreh se barazimin e kanë garantuar. Ndeshja nën masa të rrepta sigurie.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi duket se e ka vendosur se cili do të jetë formacioni i kombëtares shqiptare që do të sfidojë Izraelin.

Kështu pritet që mbrojtja të mbetet e njëjtë me ndeshjet e tjera, ashtu si dhe Etrit Berisha në portë, ndërsa në mesfushë në qendër luajnë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj.

Në sulm do të luajë Balaj, që do të ketë në mbështetje Roshin dhe Llullakun.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Llullaku, Balaj.

Nga ana tjetër trajneri i Izraelit Elisha Levy do të përgjgjet me një skemë sulmuese 4-3-3, por që mund të shndërrohet thjeshtësisht në nëj 4-5-1 kur skuadra mbron. Në portë do të jetë Goresh, Dasa, Gershon, Tzedeke Ben harush do të përbëjnë 4-en difensive. Më mesfushë do të vendosen Kohen, Lavi dhe Nathko, ndërsa Zahavi, Hemed dhe Ben Haim do të fromojnë tre-dhëmbëshin ofensiv.

Shqipëri-Izrael, kompanitë e basteve favorizojnë ekipin shqiptar

Per ndeshjen eliminatore per Boterorin 2018 Shqiperi-Izrael, qe do te luhet sot ne oren 20.45 ne stadiumin “Elbasan Arena”, kompanite e basteve me kuotat e tyre favorizojne ekipin shqiptar.

Ja disa prej kuotimeve te  dites se sotme:

1         x          2

Bwin               2,25    3,20    3,40

Eccobet          2,45     3,10     3,10

Lottosport     2,35     3,15       3,05

Bet65             2,25     3,25      3,60

Konferenca dje

Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes shprehet se ekipi do të zbresë në fushë vetëm për fitore, pasi nuk janë të kënaqur me vendin e tretë.

 

“Ndryshimi i stadiumit nuk përbën problem, madje ‘Elbasan Arena’ na sjell fat.

Çështja e sigurisë së lartë nuk është problem për ne.

Roshi dhe Sadiku janë në gjendje për të luajtur një ndeshje në stërvitje por nuk e dimë akoma nëse janë gati për loje. Do ta merrni vesh nesër.

Deklaratat para ndeshjeve, janë gjithmonë taktike. Ne do të luajmë me formacionin më të mirë përballë Izraelit.

Ekipi nuk është i kënaqur me vendin e tretë në grup, prandaj kërkojmë kualifikimin në botëror” deklaroi ai nga Elbasani, ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Trajneri i ekipit të Izraelit, Elishan Levi dhe kapiteni i skuadrës Zahavi kanë vlerësuar maksimalisht përballjen me Shqipërinë, ndërsa ndeshjen nuk e cilësojnë vendimtare për fatet e grupit, pasi janë edhe shumë ndeshje të tjera përpara.

 

“Të dyja ekipet kanë 6 pikë dhe nuk është vendimtare për vendin e tretë dhe të dyja duam këtë.

Ka ende shume ndeshje të tjera për të përcaktuar vendin e tretë në grup.

E respektojmë Shqipërinë. I kam parë dy herë, sot të gjithë njihen me të gjithë. Janë një skuadër shumë e mirë, që kanë bërë një turne të mirë në Euro 2016.

Njohim stilin, lojën dhe lojtarët, pasi ata luajnë në liga të mirë në Europë, por ne do të futemi në fushë për më të mirën”tha ai.

 

Por a do të firmoste tekniku izraelit për një barazim nesër në Elbasan?

 

“Edhe pse ne hyjmë për të fituar në çdo ndeshje, firmos për barazimin nëse ma thotë De Biasi” deklaroi ai.

 

Ndërsa kapiteni  kur u pyet për kushtet e sigurisë u shpreh se jemi mësuar me një situatë të tillë.

 

“Jemi mësuar që të rrimë shpesh nëpër hotele pa dalë. Ne kemi ardhur për të luajtur futboll, nuk do të jetë e lehtë.

Nuk ka rëndësi ku do të luaj, e rëndësishme është që të marrim maksimumin” deklaroi ai Zahavi.

Next Post
Ban Ki-moon shpreson që Trump të mos mbajë premtimet elektorale

Ban Ki-moon shpreson që Trump të mos mbajë premtimet elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In