• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëri-Itali” për pensionet, Hado: Kërkesa mund të bëhet nga vendi ku je rezident. Dokumentet dërgohen pa noterizim e përkthim

by Java News
06/02/2024 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado thotë se bazuar në marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet, qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për pension, nga vendi ku ata janë rezidentë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hado u shpreh se një qytetar shqiptar mund të aplikojë në zyrat e sigurimit shoqëor në Shqipëri për pensionin në skemën shqiptare, por gjithashtu edhe për pension në skemën italiane, pasi në Tiranë do të jenë edhe zyrat e homologëve italianë.

Hado nënvizoi se kërkesën, shqiptarët në Itali mund ta bëjnë në shqip, sikurse italianët të cilët jetojnë në Shqipëri, mund ta bëjnë në gjuhën italiane.

“Ne kemi parashikuar në marrëveshje, që secili qytetar, italian ose shqiptar, mund ta bëjë kërkesën për pension, ku ai të jetë rezident. Ai mund të përdorë zyrat e sigurimit shoqëror në Shqipëri, për të bërë kërkesën për pension në skemën shqiptare, por mund ta bëjë edhe ndaj IMSI-t, që është homologu ynë në Itali, dhe mund ta bëjë nga Tirana. Sigurisht. Kur të mbushë moshën për pension, do aplikojë në Shqipëri, edhe për pensionin shqiptar, edhe për pensionin italian. Ne pastaj, ia dërgojmë kolegëve italianë, konsiderohet sikur kërkesa eshte bërë në Romë. E njëjta gjë edhe për 500 mijë shqiptarët, do shkojnë në një sportel të IMSI-t, do aplikojnë edhe për pension italian, dhe për pension shqiptar.

Ne do të komunikojmë me ata, kjo është shumë e rëndësishme. Ne i përdorim zyrat e IMSI-t sikur të ishin tonat dhe IMSI përdor zyrat tona në Shqipëri sikur të ishin të tyret. Kërkesën, shqiptarët në Itali mund ta bëjnë në shqip. Nuk refuzohen dokumentat për shkak të gjuhës. Ai e bën në shqip dhe janë të detyruar të na i sjellin më shpejt të jetë e mundur, pa noterizim, pa vulë apostile, pa përkthim”, theksoi ai./m.j

Next Post
Nis sot festivali ‘Sanremo’, ngjarja muzikore që tërheq pas ekranit dhe shqiptarët

Nis sot festivali ‘Sanremo’, ngjarja muzikore që tërheq pas ekranit dhe shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In