• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëri-Greqi, steka duhet të shkojë në vend

by Ben Andoni
12/11/2017 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Takimi mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ka prodhuar më shumë lajme para zhvillimit të tij sesa pas fundit. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka pasur fillimisht një lajm të thatë, kurse në faqen zyrtare të qeverisë greke lajmi ka qenë më i zhvilluar, kuptohet prej arsyes sepse ishte vendi mikpritës.

Në shtjellën e lajmit grek përveç aspekteve pasqyruese të takimit ka pasur nota glorifikuese të historisë së madhe helene. Që historia e Greqisë është e madhe dhe e ndritur kjo nuk ka shumë për të diskutuar, por është pak e tepruar nga mikpritësi grek për ta përmendur. Në fushën protokollare duket pas edhe si qesëndi ndaj fqinjit verior, të cilin në shekuj e kanë akuzuar për origjinën.

Lajmi i mirë është se përfaqësuesit shqiptar kanë shkuar të përgatitur dhe janë paraqitur me dinjitet, duke konfirmuar përgatitjen për atë nivel marrëdhënie që është mes dy vendeve tona. Grekët janë shprehur se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një element që duhet thënë se ia vlen të vlerësohet pas deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm grekë në muajt e fundit për mos përmbushjen e kushteve prej vendit tonë.

Është e sigurt se Shqipëria ka shkuar me një dosje të plotë të problematikës së marrëdhënieve. Për detaje nuk është marrë vesh. Me sa duket ato do të prodhohen nga ato që do shpërndajnë në të ardhmen burimet afër kancelarive diplomatike. Palët kanë pranuar dialogun për problemet e mbartura, por nuk ka pasur asnjë përgjigje të vërtetë për Ligjin e Luftës, që pret si zakonisht të ardhmen, ashtu si zgjidhjen e mosmarrëveshjes që lidhet me kufirin detar. Nga ana tjetër, ajo që lidhet me Çamët është utopike të përmendet dhe duket se të dy palët mund të flasin për gjithçka, por vetëm realisht për zgjidhjen e kësaj plage jo.

Ndërkohë në Shqipëri, pa ardhur mesazhet teknike, të takimeve dhe ajo që do të diskutohet në të ardhmen në Tiranë, kanë vijuar akuzat. Për fat të keq, në raste të tilla, zakonisht faktori politik bashkohet sepse në thelb është interesi i vendit. Por, nuk ndodh një gjë e tillë në Shqipëri. Opozita vazhdimisht kundërshton, kurdoherë e për çdo gjë. Zakonisht njerëzit që e fusin veten tek anti-grekët kur përmendin argumente kundër Athinës zyrtare, përcjellin fjalët e Virgjilit te Eneiada, “Timeo Danaos et dona ferentes” që fjalë për fjalë do të thotë: “I kam frikë Danajt (Grekët) edhe kur dhurojnë”. Fjalët që i vishen priftit trojan Laakontit mbase janë të tepërta në këtë kohë, porse pas vlerësimit për këtë proces, duhet parë se ku do të shkojë realisht niveli i marrëdhënieve tona, duke kapërcyer atë ngërç që është i salduar në vitet e fundit.

Dhe, e ardhmja e kësaj marrëdhënie të mirë që pritet të zërë vendin e duhur, ka nevojë për një dhuratë miqësie. Por, jo si ajo që i frikësohej Lakoonti, por një të tillë që të ketë peshë: mbase si ajo që lidhet me Ligjin e Luftës. Ata që nuk e duan këtë marrëdhënie në Greqi e Shqipëri është mirë të heshtin për të pritur, atë që kemi nevojë të gjithë: Mirëkuptimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve të mbetura pezull.

Shqiptarët e kanë hedhur një hap, kurse zyrtarët grekë kanë në dorë të tregojnë se e respektojnë realisht fqinjin verior, duke e konsideruar si të barabartë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Tashmë steka është ngritur, por ajo ka nevojë realisht të fiksohet aty ku i takon fqinjëve të vërtetë evropianë. (Javanews)

Next Post
Nuk ju kujtohet asgjë? Ja 5 mënyra për ta forcuar kujtesën

Nuk ju kujtohet asgjë? Ja 5 mënyra për ta forcuar kujtesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepëruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In