• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri- Greqi, pse nuk kemi fuqi t’i gëzohemi paqes

by Alfred Peza
22/01/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Greqia pritet që të enjten e kësaj jave, në orën 09.45 të 25 janarit 2018, në territorin neutral të Davosit në Zvicër të deklarojë zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Tsipras, pritet që të “çertifikojë” edhe formalisht rezultatet e takimeve maratonë të zhvilluara jashtë vëmendjes mediatike dhe publike prej muajsh dhe vitesh në nivelin e ekspertëve teknikë.

Bisedime këto që kishin avancuar duke i kaluar pengesat një e nga një, derisa erdhëm në momentin që ishin gati për të veshur me vendimarrjen diplomatike përgjatë takimeve të delegacioneve të kryesuar nga ministrat e jashtëm Bushati dhe Kotzias në Kretë e në Korçë. E për të marë gjatë kësaj jave, vulën politike nga shefat e ekzekutivit të Tiranës dhe Athinës. E gjitha pritet të konkludohet me nënshkrimin e një dokumenti të partneritetit strategjik mes dy fqinjëve anëtarë të NATO-s.

“Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos. Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra. Më pas detajohen në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe një platforme të re të partneritetit strategjik”- tha Kryeministri Rama në një intervistë televizive.

Në këtë mënyrë, pa shumë bujë e tam- tame politiko mediatike, po i vjen fundi shterimit të një serie problemesh të bartuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Duke e çliruar në këtë mënyrë lidershipin politik të të dyja vendeve, elitën drejtuese të Tiranës dhe Athinës dhe një sërë aktorësh dhe faktorësh të tjerë rreth tyre, nga një histori e ushqyer me frikëra, paranoja, fantazma, të vërteta dhe gjysëm të vërteta. E po ti shtosh gjithë kësaj tabloje epiko- groteske mes fqinjësh ballkanikë edhe pigmentin origjinal të këtij rajoni në sfond, atëherë kuptohet se e treguar kaq thjeshtë sot, e gjitha duket si një përrallë nga e kaluara.

Zgjidhja e çështjes së kufirit detar dhe atij tokësor në mirëkuptim mes palëve; e të drejtave të minoritetit këtu dhe emigrantëve tanë atje; dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos; gjetja e mirëkuptimit për varrezat e të rënëve të ushtarëve të tyre gjatë luftës italo- greke në jug të Shqipërisë dhe çlirimi nga barra e disa teknikaliteteve të panevojshme burokratike të natyrës konsullore dhe të jetës së përditshme, janë disa nga fletët e dosjes që kishin mbushur ato që njiheshin si tri shportat e negociatave.

Ajo që duket se do të mbetet pa u zgjidhur në thelb, është vetëm dosja siç ne e njohim me përcaktimin si “çështja çame”. Me siguri që në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion rreth këtij problemi, por me siguri kjo pike do të ngjalli debat kur të analizohen rezultatet përfundimtare të këtyre negociatave.

Më e rëndësishmja nga të gjitha, gjë që u theksua edhe nga Kryeministri Rama, duket të jetë arritja e heqjes së ligjit absurd të luftës mes dy vendeve. I njohur ndryshe si Ligji Nr. 2636/ 1940 “për gjendjen e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë” dhe e dekretit Mbretëror që e shoqëron atë. Për studiuesit e historisë dhe ata që janë të interesuar për çështjet e rekordeve, me siguri heqja e një ligji të tillë që është firmosur në gjysmën e parë të shekullit XX, për tu shfuqizuar në fundin e dekadës së dytë të shekullit XXI, pas plot 78 vjetësh, me siguri që ai veç të tjerash, mund të jetë i denjë për librin e rekordeve Guinness.

Nga lufta e Trojës e deri tek lufta më e fundit në Siri, me siguri historia e njerëzimit mund të ketë përjetuar lloje të pafund luftrash, por kurrë një të ngjashme me atë që Greqia i kishte shpallur Shqipërisë për shkak të sulmit mbi të, nga ushtria e një shteti tjetër. Një luftë që ka ekzistuar vetëm në letër, për të mos u shkrepur asnjëherë asnjë pushkë (përveç atyre që nga historiografia e shkuar njihet me përcaktimin; “provokacionet e 2 gushtit 1949”).

Një luftë e cila nga ana tjetër, ka mjaftuar për të ushqyer të gjitha paragjykimet dhe prapagjykimet, furstrimet dhe dyshimet që kanë ushqyer e prodhuar shumë urrejtje dhe rryma nacionaliste dhe ekstremiste në dy anët e kufirt, që mbanin të ndera marrëdheniet mes dy vendeve tona, për afro një shekull me radhë. Pasi u lodhëm me sa duket nga e gjitha kjo qasje, mjaftuan disa muaj takimesh mes njerëzish që shiheshin përballë e sy më sy, duke diskutuar hapur ato që të gjithë i mendonim por nuk i thonim kurrë nëpër takimet zyrtare të liderëve tanë, zgjidhja erdhi.

Zgjidhja erdhi aq thjeshtë, atëherë kur dukej se nuk e priste askush, sa gati gati na u duk sikur ajo ra vetë, si me magji mbi kokat tona. Me sa duket aq shumë qenkërshim lodhur nga kjo gjendje lufte permanente, sa kur e kuptuam sesa e lehtë paska qenë paqja, nuk po kemi më as nerva dhe fuqi që ti gëzohemi përfundimit të luftës. Sepse me siguri ai akt dhe ajo luftë “nuk kanë ekzistuar” askund tjetër, përveçse në kokat tona, në formën e një gjendje të psikozës sonë kolektive. Të asaj psikoze që me sa duket, e ka bërë edhe djepin e qytetërimit perendimor, të jetojë me koken në Bruksel dhe trupin në Ballkan./Alpenews.al

Next Post
Do kryente pagesën e shkollës, shokët i grabisin me dhunë adoleshentit 1250 euro

Sherri te ‘Eqerem Çabej’, pezullohen dy nxënësit deri në përfundim të hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In