• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri/ Bien për të dytin muaj radhazi ritmet e vaksinimit anti-COVID

by Java News
01/12/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri procesi i vaksinimit kundër koronavirusit shënoi një tjetër rënie gjatë muajit nëntor. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total janë kryer pak më shumë se 126 mijë vaksinime për dozë të parë apo të dytë, ose një mesatare ditore prej 4203 vaksinimesh.

Nga këto 2310 kanë qenë doza të dyta. Për rrjedhojë, mesatarisht, vetëm 1900 qytetarë në ditë, janë paraqitur për t’u vaksinuar rishtazi.

Krahasuar me një muaj më parë, bëhet fjalë për një rënie prej afro 27 përqind. Ndërsa krahasuar me muajt gusht dhe shtator, kur vaksinimi u hap për të gjithë qytetarët, dhe mesatarja ditore ishte rreth 8900 vaksinime, ritmet janë më shumë se përgjysmuar.

Ndërkohë, duket se ka një interesim më të lartë të atyre që janë vaksinuar dhe po bëjnë tani dozën e tretë. Gjatë muajit nëntor, kur u miratua dhe doza e tretë, atë e kanë marrë më shumë se 67 mijë qytetarë, ose mesatarisht mbi 2200 në ditë.

Deri më tani rezulton se 47.6 përqind e popullatës mbi 16 vjeç ka marrë të paktën një dozë, ndërsa ata me dy doza janë në nivelin e 42.7 përqind. Në raport me totalin e popullatës rezidente, rezulton se 38.3 përqind kanë marrë të paktën një dozë, nga të cilët, ata që janë me dy doza përfaqësojnë 34.3 përqind.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përsëriti dhe sot thirrjen për vaksinim të popullatës, edhe nën dritën e shfaqjes së variantit të ri Omicron, i cili ka vënë në alarm shumë vende të botës.

“Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, u shpreh zonja Manastirliu.

Në Shqipëri ende nuk dihet nëse ky variant është ose jo në qarkullim.

“Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar për të përgatitur mostrat sipas protokolleve të ECDC, për t’i çuar për t’i analizuar dhe për të vijuar më tej sekuencimin e këtyre mostrave. Për të bërë dhe ne të gjithë atë hartëzimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse varianti Omicron qarkullon në vendin tonë dhe sigurisht ajo çfarë është më e rëndësishme është që të rrisim vigjilencën”, bëri të ditur ministrja, duke parlajmëruar një rishikim të masave në varësi të situatës. “Ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e tyre, dhe patjetër që do të kemi një kalibrim duke patur parasysh dhe gjithë dinamikën e situatës”, shpjegoi Manastirliu.

Në fakt, respektimi i masave është thuajse inekzistent. Në mjediset e mbyllura, ndonëse i detyrueshëm, përdorimi i maskave është i rrallë. Ndërsa për distancimin fizik nuk ka as kujdesin më të vogël./m.j

Next Post
Ish-zëdhënësja e PD, Floriana Garo: Basha s’i ra një herë telefonit, Berisha po na zgjon shpresat!

"Asnjë trillim dhe mashtrim nuk do ia zgjidhë hallin Berishës", Floriana Gara i përgjigjet Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

January 21, 2026
Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

January 21, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

January 21, 2026
“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In