• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shqetësimi i SHBA: Qytetërimi europian mund të shuhet brenda 20 viteve

by Os De
05/12/2025 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump dëshiron të ruajë një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së në hemisferën perëndimore për të luftuar migracionet, narkotrafikun dhe rritjen e fuqive rivale në rajon, sipas Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, një dokument 33-faqësh i nënshkruar nga presidenti dhe publikuar të enjten pa njoftime të mëdha në faqen e Shtëpisë së Bardhë. 

Dokumenti, i ndarë sipas rajoneve, flet edhe për Europën dhe luftën në Ukrainë dhe përmban pasazhe shumë të ashpra për Kontinentin e Vjetër “në rënie”:
“Zyrtarët amerikanë janë mësuar të mendojnë problemet europiane në termat e shpenzimeve të pamjaftueshme ushtarake dhe stagnimit ekonomik. Kjo është pjesërisht e vërtetë, por problemet e vërteta të Europës janë më të thella. Rënia e saj ekonomike është e tejkaluar nga perspektiva reale dhe tronditëse e zhdukjes së civilizimit të saj”. 

Është traditë që çdo administratë publikon këta dokumente strategjikë: një mënyrë për të përcaktuar prioritetet për buxhetin dhe politikat e qeverisë, edhe pse ngjarje si 11 shtatori apo lufta në Ukrainë kanë ndryshuar trajektoret e përcaktuara nga presidentë të mëparshëm si Bush apo Biden. 

Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Trump deklaron se “është interes kyç i Shteteve të Bashkuara të negociojnë një ndërprerje të shpejtë të armiqësive në Ukrainë, për të stabilizuar ekonomitë europiane, për të parandaluar përshkallëzimin dhe zgjerimin e padëshiruar të luftës dhe për të rivendosur stabilitet strategjik me Rusinë, si dhe për të mundësuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës që ajo të mbijetojë si shtet”. 

Por dokumenti nuk e kritikon Moskën. Përkundrazi, rezervon disa nga komentet më të ashpra për disa aleatë në Europë.
“Administrata Trump është në mosmarrëveshje me zyrtarët europianë që mbajnë pritshmëri joreale për luftën, të ngujuar në qeveri të paqëndrueshme të minorancës, shumë prej të cilave shkelin parimet bazë të demokracisë për të shtypur opozitën. Shumica dërrmuese në Europë dëshiron paqe, por ky dëshirë nuk përkthehet në politikë kryesisht për shkak të minimit të proceseve demokratike nga ato qeveri”. 

Një nga shqetësimet e shprehura është ngritja e Kinës:
“Lufta në Ukrainë ka pasur efektin pervers të rritjes së varësive të jashtme të Europës, veçanërisht të Gjermanisë. Sot kompanitë kimike gjermane po ndërtojnë disa nga impiantet më të mëdha në botë në Kinë, duke përdorur gaz rus që nuk mund ta sigurojnë në atdhe”. 

Objektiv i veçantë është BE-ja:
“Çështjet më të gjera me të cilat përballet Europa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Europian dhe të organizmave të tjerë transnacionalë që minojnë liritë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte, censurën e lirive të shprehjes dhe shtypjen e opozitës politike, duke bërë që të bien lindjet, me humbjen e identitetit kombëtar dhe të besimit në veten”. 

Administrata, në mënyrë të nënkuptuar, kritikon përpjekjet për të kufizuar ndikimin e opinioneve të djathta, duke i cilësuar ato si një formë censure. Dokumenti duket gjithashtu të sugjerojë se migracioni do të ndryshojë në mënyrë thelbësore identitetin europian, aq sa kjo mund të dëmtojë aleancën ekonomike dhe ushtarake me SHBA-në.
“Në afat të gjatë, është më se e mundshme që brenda një ose dy dekadash, disa anëtarë të NATO-s do të bëhen kryesisht jo-europianë”, thuhet në tekst. “Prandaj lind pyetja nëse ata do ta shohin vendin e tyre në botë ose aleancën e tyre me Shtetet e Bashkuara në të njëjtën mënyrë si ata që nënshkruan Traktatin e NATO-s”. 

Në këtë skenar, SHBA-të do të ishin duke vazhduar procesin e shkëputjes nga NATO: sipas asaj që raporton ekskluzivisht Reuters, Shtetet e Bashkuara do të donin që Europa të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të kapaciteteve të mbrojtjes konvencionale të Aleancës, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027. Kjo dëshirë amerikane do të ishte komunikuar gjatë një takimi këtë javë në Uashington mes personelit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane. 

Dokumenti megjithatë njeh rëndësinë ekonomike dhe kulturore të Europës, si edhe faktin që aleanca e SHBA-së me pjesën më të madhe të Kontinentit të Vjetër ka ndihmuar Amerikën. Theksi është tek sigurimi që “Europa të mbetet europiane”:
“Nuk mund të përballojmë ta lëmë Europën mënjanë… kjo do të ishte kundërproduktive për objektivat e kësaj strategjie. Qëllimi ynë duhet të jetë ndihma që Europa të korrigjojë trajektoren e saj aktuale”. 

Fokusi mbi Hemisferën Perëndimore është më i madh se në administratat e mëparshme, të cilat shpesh janë përqendruar te Rusia, Kina dhe lufta kundër terrorizmit. Ajo paraqitet si thelbësore për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara. 

Këto plane përkufizohen si pjesë e një “Kornize Trump” të Doktrinës Monroe, pra idesë së paraqitur nga presidenti James Monroe në vitin 1823 se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ndërhyrje të kundërshtarëve të huaj në hemisferën e tyre. 

“Mbrojtja e kufijve është elementi kryesor i sigurisë kombëtare”, thuhet në dokument, me referenca të nënkuptuara për përpjekjet e Kinës për të fituar terren në Amerikën Latine, “oborri i shtëpisë” së SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të parat në Hemisferën Perëndimore, si kusht për sigurinë dhe prosperitetin tonë. Kushtet e aleancave tona, dhe baza mbi të cilën ne ofrojmë çdo lloj ndihme, duhet të varen nga reduktimi i ndikimit të jashtëm rival, duke përfshirë kontrollin e instalimeve ushtarake, porteve, infrastrukturës kyçe deri tek blerja e pasurive strategjike të përkufizuara gjerësisht”. 

Ky është gjithashtu i pari ndër disa dokumente të rëndësishme strategjike të politikës së jashtme dhe mbrojtjes që pritet të publikojë administrata Trump, përfshirë edhe Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare. Publikimi ka pësuar vonesa pjesërisht për shkak të debateve të brendshme në administratë mbi Kinën. Sekretari i Thesarit Scott Bessent ka shtyrë për të zbutur gjuhën ndaj Pekinit, sipas burimeve të Politico-s, pasi negociatat tregtare vazhdojnë. 

Strategjia e sigurisë së mandatit të parë të Trump ishte e fokusuar fuqishëm në konkurrencën me Rusinë dhe Kinën, por presidenti shpesh kërkonte të negocionte me liderët e dy superfuqive. Strategjia e re duket të pasqyrojë më mirë vizionin e Trump-it, i cili në dokument përshkruhet si një “President i Paqes” që “përdor diplomacinë në mënyrë jokonvencionale”. 

Strategjia thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të merren më me gjithë botën:
“Pas fundit të Luftës së Ftohtë, elitat e politikës së jashtme amerikane u bindën se dominimi i përhershëm amerikan i të gjithë botës ishte në interesin më të mirë të vendit tonë. Por çështjet e vendeve të tjera janë me interes për ne vetëm kur aktivitetet e tyre kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona”, pohon doktrina aktuale. 

Në hyrje, Trump deklaron se kjo është “rruga për të siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë njerëzore dhe shtëpia e lirisë”. 

Teksti është në përputhje me shumë veprime të Shtëpisë së Bardhë gjatë këtij viti të fundit, duke përfshirë dislokimin më të madh të forcave ushtarake në Hemisferën Perëndimore (jo si një lëvizje vetëm të përkohshme dhe duke synuar identifikimin e lëndëve të para strategjike në rajon, si mineralet e rralla), hapat për reduktimin e emigracionit, shtytjen për forcimin e prodhimit industrial dhe promovimin e “identitetit perëndimor”, edhe në Europë. 

Në tekst përmenden vlerat tradicionale të evokuara shpesh nga e djathta kristiane, me objektiva të tilla si “restaurimi dhe forcimi i shëndetit shpirtëror dhe kulturor amerikan”, “një Amerikë që feston lavditë e saj të së kaluarës dhe heronjtë e saj”, “një numër në rritje familjesh tradicionale të forta që rrisin fëmijë të shëndetshëm”. 

Edhe Kina, e konsideruar nga shumë politikanë të SHBA-ve si kërcënimi më i madh për vendin, është qendrore në dokument, edhe pse jo gjithnjë përmendet drejtpërdrejt. Administrata premton të “balancojë marrëdhëniet ekonomike me Kinën, duke i dhënë prioritet reciprocitetit dhe drejtësisë për të rivendosur pavarësinë ekonomike amerikane”, por thotë gjithashtu se “tregtia me Kinën duhet të jetë e balancuar dhe të fokusohet në sektorë jo të ndjeshëm”, duke sugjeruar “ruajtjen e një marrëdhënieje vërtet të favorshme për të dyja palët”. 

Strategjia thekson se administrata amerikane dëshiron të shmangë luftën në Indo-Paqësor:
“Do të ruajmë politikën tonë tradicionale për Tajvanin, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë ndryshim unilateral të status quo-së në Ngushticën e Tajvanit”, një frazë që u jep siguri atyre në Azi që shqetësohen se Trump mund të tërhiqet nga mbështetja për Tajvanin. 

 

Next Post
“Qeveria e re, bëje mirë, bëje vet”, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë për Tiranën

Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

December 5, 2025
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

December 5, 2025
Jemi të gjithë “politikanë”…

Edhe Ismail Qemalin e penguan

December 5, 2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar

December 5, 2025
“Qeveria e re, bëje mirë, bëje vet”, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë për Tiranën

Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

December 5, 2025
SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci

Shqetësimi i SHBA: Qytetërimi europian mund të shuhet brenda 20 viteve

December 5, 2025
Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu

Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu

December 5, 2025
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

December 5, 2025
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In