Frikë për aktorin spanjoll Antonio Banderas. Ai është shtruar në një spital në Angli ndërsa ka ndjerë dhimbje në kraharor pas një shqetësimi në zemër. Tabloidët britanikë ishin ata që publikuan lajmin të parët ndërsa më vonë edhe vetë aktori e ka konfirmuar.
“Pata një dhimbje por tani jam nën kujdesin e mjekëve”, është shprehur Banderas ndërsa ka falenderuar stafin mjekësor që po kujdeset për të. 56-vjeçari, ylli i shumë filmave është zhvendosur nga Hollywood drejt Britanisë së Madhe në vitin 2015 pasi bleu një shtëpi 2,4 milionë stërlina.
ma.me