• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqetësim mbi gjuhën seksiste që përdoret ndaj grave dhe vajzave nga mediat në Shqipëri

by A R
15/08/2022 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media në Shqipëri po përballet, me disa fenomene negative si diskriminimi gjinor, gjuha e urrejtjes mbi baza seksiste, si dhe fajësimi i viktimave të dhunës me bazë gjinore, që kryesisht prek gratë dhe vajzat. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe fushës akademike, në vijimësi kanë ngritur shqetësime për dëmtimin e figurës së tyre, gjatë raportimeve në media. Një prej shembujve lidhet me etiketimet seksiste të grave dhe vajzave me kontribut në publik, duke anashkaluar rolin e tyre në shoqëri.

“Portretizimi i grave dhe vajzave duke u përqendruar kryesisht në aspekte të dukjes dhe pamjes është në vetvete seksizëm në media. Natyrshëm nëse përkundrejt një gruaje apo vajze, komunikimi është gjithmonë i lidhur me pamjen, kjo do të thotë minimizim i mendjes dhe vlerave profesionale dhe mundësive të tyre për të kontriubuar”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Eralda Methasani, Profesore e së drejtës, në Faklutetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Problematikat e konstatuara rreth gjuhës seksiste jo vetëm në Shqipëri, ka nxitur Komisionin Evropian të adresojë rekomandime të qarta, sipas të cilave shtetet anëtare duhet të marrin masa për të ndaluar seksizmin në sferat publike dhe private. Sipas këshillit është vërejtur, se ka një lidhje të ekzistencës së sekszimit në ligjërimin publik dhe rritjes së dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në këtë kuadër, Vasilika Hysi, juriste dhe ish-deputete ndalet tek shqetësimi mbi gjuhën e përdorur në disa media tradicionale dhe on line, ndaj grave viktima të dhunës në familje dhe abuzimit seksual.

“Ndodh një ngjaje e rëndë, nuk merren me shkaqet që kanë sjellë dhunën në familje ose abuzimin seksual. Ku kanë dështuar institucionet shtetërore ose çfarë duhet bërë më shumë, cilët ishin faktorët, çfarë shërbimesh u kanë ofruar në nivelin e organeve të qeverisjes vendore, por merren me jetën private. Gjuha që përdoret për viktimën është gjuhë diksriminuese. Media pajtetër që do të informojë për një ngjarje që ndodh, por jo të merret me jetën private të viktimës, me marrëdhëniet e saj në familje, me raportet jashtëmartesore, apo të publikojë emër dhe foto dhe të dhëna, të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë ose indirekte e identifikojnë atë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Vasilika Hysi, jurist.

Kodi aktual i transmetimit të AMA, nuk përfshin rregulla të qarta dhe sanksione për këto fenomene, në media. Ky institucion synon t’i parandalojë ato përmes disa ndërhyrjeve në këtë kod. Në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare që mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave në Shqipëri, dhe institucione ndërkombëtare si OSBE dhe KE, AMA ka hedhur për diskutim publik një draft, që synon të përmirësojë çështjet të barazisë gjinore në media, të shmangë gjuhën seksiste dhe të mbrojë gratë dhe vajzat, viktima të dhunës në familje dhe abuzimit seksual nga riviktimizimi gjatë raportimit në median audiovizive, praktikisht në mbi 50 televizione dhe rreth 70 radio.

“Këtu jemi në kushtet e një akti nënligjor i detyrueshëm, do të sanksionohet tërheqja e vëmendjes, për rastet e përsëritura do ketë gjoba për përdorim të gjuhës seksiste dhe diskriminim të figures së gruas. Por saknsione do të ketë edhe për elementë që janë të papërshtatshëm në kuptimin e negativizimit pse ndonjëherë dhe qasjeve të argëtimit që shkojnë larg dhe që në fakt e përçmojnë gruan dhe vajzën”- tha për Zërin e Amerikës Arben Muka, Drejtor i programeve në AMA.

Eralda Methasani, Profesore e së drejtës në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ndalet dhe në një tjetër dimension, atë të përfaqësimit të grave dhe vajzave në tryezat e debateve në media.

“Jo vetëm që nuk marrin pjesë mjaftueshëm në tryeza debate, ku bëhët analizë politike dhe ekonomike, jo vetëm që ka tryeza ku janë tërësisht të munguara, por dhe kur marrin pjesë trajtohen me një gjuhë shtypëese, diskriminuese, dhe kjo nxit më pas tek ato autoçensurë”- u shpreh Eralda Methasani, Profesore e së Drejtës, në Faklutetin e Drejtësisë, UT.

Vasilika Hysi pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë në UT, e angazhuar në përpjekjet për rregullimin e kodit të transmetimit të AMA, vëren me keqardhje se promovimi në media i modeleve të suksesshme të grave në mjaft fusha, si mjekësi, arsim, shkencë, kulturë etj. thuajse mungon.

“ Në statusin që kam patur si Zv. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, kam patur mundësi të ndjek nga afër produket që kanë sjellë gratë në politikë siç janë amendamentet dhe ligjet. Jo vetëm për gratë, por për fëmijët, për shtresat në nevojë, për një politikë më të mirë, për një demokraci funksionale nismat ligjore kanë ardhur nga gratë”- vijoi Vasilika Hysi, juriste.

Por ndërsa Ama dhe disa grupe interesi po vendosin rregulla në median audio-vizive mbi çështje të barazisë gjinore, gjuhës seksiste dhe viktimave të dhunës me bazë gjinore, media on line, që sipas ekspertëve është dhe konsumuesja më e madhe e këtyre fenomeneve negative, aktualisht vepron mbi bazën e vetërregullimit. Ekspertët nxisin respektimin e kodit të etikës, dhe edukimin e publikut për t’i refuzuar këto fenomene.

“Lufta ndaj seksizmit në media fitohet kur ka një bashkërendim të të gjithë aktorëve që përbëjnë fushën e veprimit të një ligjërimi të shëndetshëm publik. Këtu do të përmend vetërregullimin. Kodi etikës nuk zbatohet në masë as nga përfaqësuesit e mediave on line. Nëse ne do ta kishim nisur nga respekttimi i këtij kodi në çdo media përfshi dhe ato on line do të kishim sot një situatë të kënaqshme”- u shpreh për Zërin e Amerikës Valbona Sulçe, Shoqata e Grave në audiovizual.

Zhvillimet mediatiake në Shqipëri kryesisht në dy dekadat e fundit që përkojnë dhe me përparimet teknologjike janë shoqëruar me mjaft fenomene negative. Konkurenca për ndjekshmëri dhe etja për më shumë klikime sipas ekspertëve ka sjellë një sërë problemesh në median audiovizove dhe atë on line, që kanë dëmtuar informimin e publikut. Sipas tyre nëse ato nuk frenohen, do të sjellin mjaft pasoja në opinionin publik në të ardhmen.

/voa/ a.r

Next Post
VIDEO / Kamarieri ‘hero’ në Tiranë shpëton klienten nga mbytja

VIDEO / Kamarieri ‘hero’ në Tiranë shpëton klienten nga mbytja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In