• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqetësim i madh që gruaja nuk merr atë që meriton”, Basha bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja

by
19/04/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se pas 25 prillit ai do të të rikthejë normalitetin në politikë, dhe pas kësaj do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh. Basha po ashtu nënvizoi se shqetësim i madh për të mbetet edhe fakti se gruaja sipas tij në shoqëri nuk e ka vendin aty ku e meriton.

‘Unë besoj që jetojmë akoma në një shoqëri ku gruaja nuk e ka vendin e saj dhe për mua ky përbën një shqetësim të madh. E kam thënë në takime me gratë po e them edhe sot. Shoqëritë ndahen. Ato të cilat gjysma e shoqërisë merr atë që i takon, ecin përpara. Ato të tjerat që mund të jenë të bekuara nga zoti, pasuritë të jashtëzakonshme nëntokësore dhe s’dua të shkoj më tej se nuk është vendi për paragjykime. Por që nuk i japin gjysmës së shoqërisë atë që i takon, sado të pasur të jenë në kuptimin e burimeve natyrore nuk ecin dot përpara ose ecin shumë ngadalë.

Etja për ndryshim dominon gjithçka. Pas 8 vitesh në vendnumëro, njerëzit janë të etur për ndryshim dhe kjo, më gëzon por edhe më ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Di që bashkë do t’ja dalim sepse unë, si njeri, si formim, si karakter besoj tek normaliteti. Këtë gropë e kemi shkaktuar vetëm duke pranuar anormalen si normalen, duke ulur kokën para të keqes. Dhe me 25 prill është dita për t’i dhënë fund kësaj, për të mos e pranuar më anormalen si normale, për të mos e pranuar më stekën që sa vjen dhe ulet. Por, për të pranuar që ëndrrat tona mund të plotësohen, mund të bëhen realitet, por këtu në vendin tonë, pa pasur nevojë të largohemi.

Jam plot me besim kur takoj njerëz, të rinj, të reja si ju sepse e di që kjo nuk është një detyrë të cilën do ta bëjmë të vetmuar por është një detyrë që do ta bëjmë të gjithë bashkë. Në radhë të parë, në raport me veten tonë, në raport me familjet tuaja dhe pastaj, në raport me shoqërinë në tërësi. Dhe shpresoj dhe besoj që edhe kjo copëz normaliteti që më ofruat sot këtu dhe që më frymëzon jashtë mase, të shërbejë për t’i treguar kujtdo që ta kërkojë atë dritën brenda në shpirtin e vet, ta ndezë dritën e normalitetit, të shpresës, të ndryshimit dhe të na kujtojë që në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe pastaj, t’i ofrojmë politikës fytyrën njerëzore, ndjesi njerëzore. Dhe vetëm pas kësaj, do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh.’– tha Basha./ b.h

Next Post
EMRAT: Shqiptari godet barbarisht bashkëshorten 39 vjeçare me çekiç derisa vdes

EMRAT: Shqiptari godet barbarisht bashkëshorten 39 vjeçare me çekiç derisa vdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com