• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shpresojmë të rihapim shumicën e shkollave në prill”/ Shtëpia e Bardhë: Përmbushja e qëllimit varet nga…

by Java News
22/02/2021 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rihapin shkollat publike në të gjithë vendin në mes të pandemisë së koronavirusit. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se shpreson që brenda muajit prill të rikthejë pjesën më të madhe të nxënësve në shkollë me orar të plotë.

“Këtë qëllim kemi, këtë plan kemi,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki për emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

Por ajo tha se përmbushja e qëllimit varet nga miratimi nga Kongresi i projekt-ligjit të presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilion dollarë për koronavirusin, i cili përfshin ndihmë prej 130 miliardë dollarësh për shkollat.

“Shumë shkolla në të gjithë vendin nuk kanë burime financiare që të paguajnë për përmirësimin e mjediseve, për punësimin e më shumë shoferëve të autobusëve, për punësimin e më shumë mësuesve të përkohshëm në mënyrë që të kemi grupe më të vogla nxënësish në klasë,” tha ajo.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë “udhëzime të qarta, të bazuara në shkencë, për dikasteret shkollore mbi gamën e hapave që ata mund të marrin për të qenë të sigurtë. Por çdo shkollë në vend nuk i ka ato fonde dhe burime, ”tha zonja Psaki. “Duhet që qeveria federale ta adresojë këtë.”

Dhoma e Përfaqësuesve planifikon të votojë këtë javë mbi paketën e ndihmës së Presidentit Biden me shpresën e miratimit të plotë nga Kongresi deri në mes të marsit.

Aktualisht, 47% e fëmijëve amerikanë nga kopshti deri në klasën e 8-të po ndjekin mësimet në klasë fizikisht; 33% të nxënësve të klasave të 9-të deri në të 12-të shkojnë fizikisht në shkollë për mësim, ndërsa pjesa tjetër janë duke ndjekur mësime nga shtëpia ose në një përzierje të lidhjes me internet nga shtëpia dhe vajtjes në shkollë.

Por një republikan kritik ndaj shumës së paketës së propozuar nga Presidenti Biden për ndihma, ligjvënësi Steve Scalise nga Luiziana, i tha rrjetit ABC, “Ka fonde që janë miratuar më parë,” më shumë se 1 trilion dollarë në fonde të pashpenzuara nga paketat e mëparshme të ndihmës që ai thotë se mund të dërgohen në komunitetet lokale në të gjithë vendin për të ndihmuar rihapjen e shkollave. Ai kritikoi gjithashtu paketën e zotit Biden që nuk specifikon se shkollat duhet të hapen, nëse aprovohen më shumë para./VOA

g.kosovari

Next Post
“Misioni ‘special’ në Tiranë”/ Mediat greke zbulojnë detajet nga takimi i deputetit grek me Bashën, Ballën dhe Kryemadhin

“Misioni 'special' në Tiranë”/ Mediat greke zbulojnë detajet nga takimi i deputetit grek me Bashën, Ballën dhe Kryemadhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In