• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresë për çiftet, zbulohet ilaçi që rrit shanset për t’u bërë prindër

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati gjysma e pacienteve që i nënshtrohen fekondimit in-vitro kanë një mutacion gjenetik që çon në abortim. Ky mutacion shkakton mpiksje të gjakut, duke penguar kështu ngjizjen e embrionit në mitër. Shkencëtarët kanë zbuluar një trajtim të ri që i shmang këto probleme gjatë fekondimit in-vitro. Ata thonë se injektimi i ilaçit herparin për hollimin e gjakut mund t’u vijë në ndihmë çifteve që nuk kanë arritur të bëhen akoma me fëmijë.

Ky ilaç rrit shanset për ngjizjen e fëmijës nga 0 në 40%, e njëjta përqindje si për çiftet ku fekondimi është normal. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se mutacionet gjenetike të mbajtura nga meshkujt mund të shkaktojnë abortim të gruas, pasi defekti mund të kalojë në embrion. Ai pengon zhvillimin si duhet të placentës dhe vështirëson ngjizjen e embrionit në mitër, duke rritur mundësitë e abortit.

Mike Abberley, 53 vjeç, dhe bashkëshortja  e tij Nikola, 41 vjeç, nga Britania, kanë prej 16 vitesh që përpiqen të bëhen me fëmijë. Ata janë përpjekur të bëhen me fëmijë me anë të fekondimit in-vitro, por pa sukses. Nikola arriti të mbetej shtatzënë njëherë, por e abortoi fëmijën pas 16 javësh.

Pas kryerjes së një kontrolli tek “CARE Fertility”, klinika më e madhe e fertilitetit në Britani, u zbulua se ata të dy kishin një mutacion gjenetik. Mjekët i injektuan Nikolës ilaçin herparin menjëherë pas transferimit të embrionit. Tani çifti është bërë me binjakë, Amelia dhe James. Pas shumë vitesh pritjeje dhe dhimbjesh të shumta koke, u lumturuam shumë kur lindën binjakët. Më në fund jemi bërë me familje” tregon ajo për Daily Telegraph.

Gjeni i modifikuar, i quajtur C4M2, çon në mpiksje të gjakut dhe abortim të fetusit. Sipas dr. Simon Fishel, nga klinika “CARE Fertility”, i cili ka drejtuar edhe studimin, nëse identifikohet ky mutacion gjenetik, atëherë duhet të bëhet trajtimi me anë të ilaçit herparin, në rastet kur gruaja nuk arrin të ngelet shtatzënë. Gjatë studimit u përfshinë më shumë se 100 çifte, ku njëri ose të dy prindërit kishin mutacionin gjenetik C4M2, dhe të gjithë kishin abortuar një fëmijë gjatë fekondimit in-vitro.

ma.me

Next Post

Vitin e ardhshëm Serbia do ta fshijë Kosovën nga Kushtetuta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In