• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

by Eduard Zaloshnja
09/08/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 2/3 e votuesve te Trump-it, sipas sondazheve ne SHBA, mendojne se atij iu vodh fitorja nga koalicioni Biden-Soros-Obama etj. etj. Dhe me shume se 2/3 e votuesve republikane besojne se ai do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe pas kater vjetesh.

Rreth 2/3 e votuesve te PD-se, sipas nje sondazhi qe zhvillova para dy javesh, mendojne se Berisha duhet te jete pjese e grupit parlamentar demokrat, pavarsisht se eshte shpallur person non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja se shumica derrmuese e tyre besojne gjithashtu se Trump do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe.

Berisha, duke qene nje nuhates i stervitur i humorit te elektoratit te PD-se, ka krijuar narrativen qe shpallja e tij person non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan eshte nje levizje konjukturale e nxitur nga Soros (miku  Rames), pasi aleatet e tij ideologjike erdhen ne pushtet ne SHBA. Kjo narrative e Berishes duket se ka ngjitur tek njerzit e tij ne PD, si dhe tek elektorati i thjeshte demokrat.  Dhe pavarsisht se nuk thuhet hapur, lihet te kuptohet se sapo te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe, statusi i personit non-grata do te zhbehet.

Nderkohe qe nje narrative e tille mund ta mbaje me shprese afatgjate elektoratin e PD-se, ajo nuk i vjen ne ndihme kryetarit te saj, i cili ka nje problem afatshkurter. Ne shtator, atij do ti duhet ose te propozoje perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar i PD-se (sic ia ka kerkuar pothuaj publikisht ambasadorja amerikane), ose ta mbaje Berishen ne grupin parlamentar (sic duan 2/3 e vouesve te PD-se).

Ne skenarin e pare, Basha do te kishte perkrahjen e Uashingtonit, por do te mbetej me nje parti te mpakur elektoralisht dhe parlamentarisht. Ne skenarin e dyte, do te izolohej nderkombtarisht dhe do mbetej me nje elektorat e grup parlamentar kompakt, por qe do te mbahej vetem me shpresen e vaket se pas kater vjetesh do te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe. (Mos te harrojme se para kater vjetesh, perkunder pritshmerive, Bashen nuk e ndihmoi fare vajtja e Trump-it ne Shtepine e Bardhe).

I ndodhur aktualisht mes nje Shihle e Karibde proverbiale, Basha duket i pavendosur. Deri me sot, ai nuk ka demonstruar ndonjehere se ka karizmen dhe fuqine oratorike per te ndryshuar trajektoren e opinionit te elektoratit, qe ky i fundit ta mbeshtese fort per vendime te veshtira. Ai thjesht ka demonstruar se eshte nje udheheqes konjuktural, qe thjesht pret rradhen te vije ne pushtet…

Next Post
Ndryshime të thella në raportet gjinore, pritet të lindin 4.7 milion më pak vajza

Ndryshime të thella në raportet gjinore, pritet të lindin 4.7 milion më pak vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In