• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shporta e inflacionit, ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

by A R
13/02/2026 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme në periudhën 2020–2025, duke reflektuar, rritjen e pasigurisë financiare dhe transformimin e stilit të jetesës drejt shërbimeve digjitale dhe shpenzimeve më të domosdoshme.

INSTAT bëri në këtë fillim vit një rifreskim të mënyrës se si mat inflacionin. Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët po zhvendosin gradualisht prioritetet nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve dytësore drejt sigurisë financiare dhe shërbimeve bazë. Risi është përfshirja si kategori e re e shpenzimit “sigurimet financiare”, të cilat zënë 1.5% të shpenzimeve totale mujore të familjeve. Kjo kategori nuk ka qenë më parë në grupet bazë të matjeve. Kjo tendencë lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet ekonomike, pasiguritë në tregun e punës dhe interesin në rritje për produkte financiare mbrojtëse, si sigurimet e jetës, sigurimet shëndetësore apo produktet e kursimit.

Rritje e dukshme është regjistruar edhe në shpenzimet për komunikim, të cilat janë shtuar nga 3.0 në 2020 në 3.6 në 2025, ose me 0.6 pikë %. Zgjerimi i përdorimit të internetit, shërbimeve online, platformave digjitale dhe paketave të komunikimit ka rritur peshën e kësaj kategorie në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, rënia më e fortë është regjistruar te kujdesi personal dhe mallrat e lidhura me të, të cilat janë tkurrur nga 5.6 në 4.5, ose me 1.1 pikë. Kjo sugjeron një reduktim të shpenzimeve për produkte dhe shërbime jo thelbësore, duke reflektuar një fokus më të madh në shpenzimet bazë.

Në rënie janë edhe shpenzimet për mobilie dhe pajisje shtëpiake, të cilat kanë zbritur nga 7.5 në 7.0, ose me 0.5 pikë, duke sinjalizuar frenim të investimeve në mallra afatgjata. Po ashtu, janë tkurrur edhe shpenzimet për argëtim dhe kulturë, nga 2.3 në 2.0 (-0.3 pikë), si dhe shërbimet arsimore, nga 3.4 në 3.0 (-0.3 pikë), duke reflektuar racionalizim të konsumit në kategori që nuk konsiderohen të domosdoshme në afat të shkurtër.

Rënie më e lehtë është regjistruar edhe në shpenzimet për shëndetin, nga 3.5 në 3.2 (-0.2 pikë), si dhe në ushqime dhe pije joalkoolike, nga 34.3 në 34.1 (-0.2 pikë), çka lidhet më shumë me ndryshimin e peshës relative të kategorive sesa me ulje reale të shpenzimeve në këto kategori.

Ndërkohë, shpenzimet për transport kanë shënuar rritje nga 6.1 në 6.4, ose me 0.3 pikë, të lidhur me kostot e karburanteve dhe shtimin e lëvizshmërisë. Një rritje më e lehtë është regjistruar edhe në kategorinë e qirasë, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse, nga 20.1 në 20.2 (+0.1 pikë), si dhe te pijet alkoolike dhe duhani, nga 4.9 në 5.0 (+0.1 pikë).

Shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë shënuar një rënie të lehtë, nga 3.9 në 3.8 (-0.1 pikë), ndërsa shpenzimet për hotele, kafene dhe restorante kanë mbetur të pandryshuara në nivelin 5.7./Monitor.al/

Next Post
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot 'kostumin' e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In