I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Aredi Sado, administrator i PDF, ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, sidmos të vajit.
Sado tha se faktorët që ndikuan në rritjen e çmimit të vajit të lulediellit është jo vetëm bursa ndërkombëtare, por edhe një luftë ekonomike mes vendeve Europiane dhe Rusisë, si për lulediellin por edhe drithrat, ku pjesë tyre jemi edhe ne.
“Vaji peshohet, përpunohet, rafinohet dhe ambalazhohet dhe është një produkt që çmimi përcaktohet nga bursa ndërkombëtare. Çmimi i vajit përcaktohet nga bursa ndërkombëtare. Jemi në situatë më të rënduar përsa i përket çmimeve të vajit të lulediellit, jo vetëm në mungesën e lëndës së parë, por jemi pjesë e një luftë ekonomike mes vendeve Europiane dhe Rusisë, si për lulediellin por edhe drithrat. Rusia është protagonisti kryesor i prodhimit të farës së lulediellit, por edhe drithrave.
Prishja e kontrates me vendet Europiane nga Rusia bëri që secili bllok të aplikojë politikat e veta ekonomike. Rusia ka vendosur një taksë që e kishte në nivel të ulet, të brendshme për eksportet, minimalisht është 181 dollarë për ton, por që shkon në varësi të çmimit që ka bursa deri në 260 dollarë për ton. Në një vit është rritur lënda e parë, ambalazhi i plastikës, kartonit, duke çuar në 80% të rritjes së vajit në total, peshën më të madhe të kostos e zë vetë vaji. Autoriteti i Konkurrencës ka hetur 2 herë. S’kemi asnjë mundësi abuziviteti në këtë drejtim, bursa ka dyfishim të çmimit, nuk janë fajtorë prodhuesit shqiptarë në rritjen e çmimit. Por fajtorë në deklarimin e peshave, në përzierje të ndryshme ku duhet të ndërhyjnë autoritetet dhe mungesa e laboratorëve, kontrabanda. Ekziston mundësia e reduktimit të TVSH edhe për produktet e tjera të shportës. TVSH duhet të ishte 11%, ka elementë edhe për ta ulur, bëhet fjalë për kontrabandën në Pikat Kufitare, të hyrjes kontrabandë për konsum familjar. Mali i Zi, Kosova shesin më lirë për shkak të TVSH, të cilët e kanë 5% apo 7% dhe kanë mundësinë të shesin më lirë. Kjo e çon TVSH në 9% mund të ishte mëse e pranueshme, TVSH e produkteve të shportës. Nuk janë veprime të lehta, për shkak të stokut, fiskalizimi elektronik, gjithçka është online. Shteti e ka më të lehtë ndërhyrjen për ta menaxhuar këtë marrëdhënie.
Nga ana tjetër, kemi abuzim dhe mashtrim të konsumatorit nga përzierja në vajra.Vajra nga fara të tjera, të quajtur ushqimor, por nuk kanë të njëjtat veti si luledielli dhe mund të mos përdoret për skuqje. Psh. vaji i pambukut i mirërafinuar. Duke mos e ditur, konsumatori e përdor në mënyrë normale, për skuqje në temperaturë të lartë, në gjellë, aty këto vajra çlirojnë substanca kancerogjene. Në lojë është edhe mashtrimi i konsumatorit në këtë rast. Produktet e shportës kanë nivel të lartë konkurrence, kemi mbi 20 opratorë vaji. 1500 njësi furra buke vetëm në Tiranë, nivel i çmendur konkurrence. Totalisht e pamundur të mosreflektohet ulja e TVSH. Jemi detyruar të marrim një sasi të lartë, niveli i stokut është shumë i lartë, në momentin që bie çmimi është i pamundur të reflektohet në ulje të çmimit direkt”, deklaroi Aredi Sado. BW