• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpjegojani Lulzim Bashës ’97-ën, që ai lut!

by Mero Baze
17/06/2019 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zakonisht serbët e kanë si filozofi, që ngrenë mite mbi dështimet e tyre. Nuk di çfarë e ka gjetur PD-në, që kërkon të mitizojë dështimet dhe zbythjet e saj si suksese, dhe të kërcënojë me këto, shqiptarët.

Dy javë para zgjedhjeve të 30 Qershorit, gara e opozitës është kë të trembë më shumë me vitin 1997. Të gjitha kërcënimet me dhunë, Partia Demokratike i mbështet duke tentuar të ngrejë mitin e vitit ‘97, apo trazirat e vitit ‘98, si një triumf i PD.

Dikush duhet t’ia shpjegojë Lulzim Bashës, se trazirat e vitit ‘97 nuk janë një model për t’u zënë në gojë nga Partia Demokratike, pasi janë trazira që u prodhuan kundër Partisë Demokratike. Ndoshta Lulzim Basha nuk e di se ka qenë emigrant dhe ndoshta ka dëgjuar në familjen e të vjehrrit, që janë lavdëruar “Komitetet e Shpëtimit”, por ato ishin stuktura të dështuara në emër të qytetarëve, që as ndalën dhunën dhe as e shtuan atë, por thjeshtë u përdorën nga të dy palët.

Prandaj kur përmend vitin 1997 si “gogol” për të trembur socialistët, dhe kur paralajmëron se do ngrejë “Komitete Shpëtimi”, në fakt ai trimëron socialistët, pasi më 1997, ajo që u shpartallua nuk ishte PS, por PD, dhe jo aq nga dhuna e rrugës, se sa nga rruga e dhunshme me të cilën tentoi të mbajë pushtetin.

Fitorja e vetme e PD më 1997, ishte gëzimi i përkohshëm i një grupi brenda PD, kryesisht Genc Pollos dhe Tritan Shehut, dhe disa ish ministrave, që Berisha po ikte, por dhe ai gëzim zgjati pak, pasi ai u mori partinë dhe i zboi dhe nuk ka ikur ende andej, edhe pse ata u kthyen si “qen të rrahur” në PD.

Edhe kur u referohen trazirave të vitit ‘98, duhet ta kenë të qartë, se ato nuk i shërbyen për asgjë PD-së, përveçse një izolimi të egër ndërkombëtar që e bëri Berishën për vite të tëra, të fliste me vete në zyrë i vetmuar.

Ndaj nuk është mirë që të merren si simbole shprese, ngjarje që janë në thelb dështime të rënda të PD, nga të cilat ajo duhet të nxjerrë mësime.

Nëse e bën Luli nga padija që ka për atë kohë, apo nga fakti që jeton me njerëzit e gruas dhe ata ishin enveristë atëhere, kjo është tjetër gjë. Por nëse mendon vërtet se më ‘97 apo ‘98, Partia Demokratike ia ka dalë përmes dhunës, atëhere qenka duke e rigroposur PD-në.

Problemi që Basha ka në vitin 2019, rreth dy dekada më pas, është se ka një PD shumë më të dobët, shumë më pak idealiste dhe politike se ajo e dy dekadave më parë, ku në çdo rreth kishte bërthama militantësh. Sot Basha ka shkrirë praktikisht PD-në, në gjysmën e Shqipërisë dhe me një grup shetitës deputetësh, tenton të krijojë imazhin e një partie që mund të përdorë dhunën. Planet e saj për të sulmuar KZAZ-të me dhunë para se të fillojnë punë, apo krekosja se nuk do të lejojë qytetarët të votojnë, janë banalitete që shpejtojnë dështimin e skemës për të bllokuar zgjedhjet.

Ndaj merreni më qetë kërcënimin e tij për dhunë. E vetmja gjë që po bën Basha, është të mbulojë dramën e tij me një teatër dhune.

Nesër, ai duhet të jetë në prokurori, (nëse nuk merr raport), jo si dhunues, por si një person nën akuzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pastrues parash ruse. Dhe për këtë shpreson se do ta ndihmojnë shitja e përgjimeve të dosjes “339” që është bërë si thes me miell, që e shkundin sa herë kanë hall. Halli i tij real, është përballja me drejtësinë amerikane, dhe thirrjet e tij për dhunë, në fakt janë lutje për amnisti. Ai po përpiqet të eklipsojë me thirrjet për dhunë, pastrimin e parave ruse, për të cilat mund të dënohet rëndë në SHBA, por në fakt dhuna ndaj zgjedhjeve, vetëm sa do t’i shtojë një ndëshkim, që mund të jetë i përjetshëm, për të mos shkelur në SHBA.

Por mbi të gjitha të bëjë pak kujdes kur përdor krahasimet me vitin 1997, apo 1998. Partia Demokratike nuk meriton të shkatërrohet dhe një herë si në ato vite. Dhe mbi të gjitha nuk meriton të masakrohet më ashtu.

Edhe pse Basha këtë mund ta dijë fitore, dikush duhet t’ia shpjegojë, se ato ditë fëmijët e Doktorit, që më vonë u bënë fati i tij, ikën nga Shqipëria, Liria u fsheh, ndërsa Doktori rrinte me dritë fikur në zyrë. Tani, ajo që mund të ndodhë po të përsëritet, është që Doktori dhe Meta të mbyllen te vilat në Lalëz, Luli tek “Laguna Blu”, dhe populli të dalë në rrugë për të plaçkitur vilat e tyre. Nuk është se ka për të ndodhur, por i duhet shpjeguar Lulit, si mund ta përsërisim ’97-tën, dy dekada më vonë. Atëhere kishte politikanë që mendonin se po shpëtonin Shqipërinë, tani se si të shpëtojnë pasurinë. Kurse Lulzim Basha, si të shpëtojë dhe lirinë e tij.

Next Post
Beqaj: Opozita nuk po na jep asnjë zgjidhje për studentët

Llogari bankare për bizneset/ Beqaj: Detyrimi të nisë në datën 1 janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In