Rrëzimi i avionit mund të mos jetë më fatal për njerëzit që ndodhen në të. Jo, nëse realizohet projektik i shpikësit rus Vladimir Tatarenko Nikollajeviç, i cili prej tre vjetësh punon për ndërtimin e kabinës së shkëputshme nga pjesa tjetër e avionit. Bëhet fjalë për pjesën ku qëndrojnë pasagjerët (ose mallrat), e cila, në rast defekti, mund të shkëputet nga kabina e pilotëve dhe të ulet ngadalë në tokë me parashuta.
Sigurisht që udhëtimi me një avion të tillë do të kushtonte më tepër, por që tani njerëzit e kanë dhënë miratimin. Pas një sondazhi, ka rezultuar se njerëzit preferojnë një biletë 15 përqind më të shtrenjtë, por në avionin e sigurt për veten dhe familjen, para biletës më të lirë në avionët që qarkullojnë. Projekti ende nuk është realizuar dhe vetë shpikësi ka bërë thirrje për financim.
Videoja e tregon më së miri funksionimin e kabinës së shkëputshme, me variantet e avarive në ngritje, ulje dhe udhëtimi në lartësi.