• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpiket pajisja që zbulon tumorin e lëkurës, ja si do të funksionojë

by S T
25/10/2024 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit të lëkurës, do të thotë 100% shanse për t’ia dalë mbanë.

Ambicia e studiuesve është që pajisja të përdoret në shkallë të gjerë, edhe nëse shkon tek estetisti apo në shtëpi.

Aleksejs Lihacovs, drejtues shkencor i projektit, pjesë e “Biophotonics Laboratory” në Universitetin e Letonisë flet në intervistë për DW: Pjesa shkencore tashmë ka mbaruar dhe ekipi kërkon që produkti i tyre të hidhet në treg.

Z. Lihacovs, si lindi ideja për prodhimin e një pajisjeje të tillë?
Gjithçka nisi rreth 10 vite më parë, teksa një shkencëtare po punonte në pjesën kërkimore të tezës së masterit. Ajo dëshirontë të krijonte një sistem diagnostikues, jo-invaziv në zbulimin e melanomës. Më pas, ajo e vijoi kërkimin e saj edhe gjatë doktoraturës. Patëm rezultate të shkëlqyera nga këto kërkime, të cilat na vërtetuan se përmes reflektimit të dritës, duke përdorur imazherinë shumë- spektrike dhe vetëm me “fotografimin” tri-ngjyrësh, mund të dallonim melanomën nga llojet e tjera të njollave në lëkurë. Në ato çaste, vendosa t’i diskutoj menjëherë rezultatet me kolegët tanë nga Universiteti Teknik i Rigës dhe nisëm bashkëpunimin me ta. U ulëm të shkruajmë projektin për të kërkuar mbështetje nga fondet e BE-së, ajo mbështetje na u dha dhe ne nisëm punën për të vënë në zbatim zbulimin tonë.

Kur nisët nga puna për këtë projekt? Sa kohë u desh për ta krijuar pajisjen?
Në vitin 2017 nisëm punën për këtë projekt, i cili u financua nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (ERDF). Por para se të arrinim tek projekt-propozimi ne i kishim përftuar rezultatet bazike që na bënë të shkonim më tej.

Si funksionon pajisja në praktikë?
Funksionon shumë thjeshtë në praktikë. Mjafton ta afrojmë pajisjen pranë lëkurës sonë dhe të bëjmë “fotografimin 3-ngjyrësh”. Kaq duhet. Pastaj ne përdorimin përpunimin matematikor të kësaj ‘fotografie’. Dimë algoritmet e duhura për të vizualizuar morfologjinë e lëkurës, e cila në rastet e melanomës është shumë problematike. Atëherë e kuptojmë se kur kemi të bëjmë me masa beninje, lloje të tjera kanceri apo depigmentim të lëkurës.
Sa është përqindja e saktësisë së kësaj diagnoze?

Saktësia e pajisjes sonë arrin në 97%, që do të thotë se në 97% të rasteve ne mund ta zbulojmë melanomën. Dhe një tjetër parametër i rëndësishëm është prevalenca. Ne prekim një masë në lëkurë dhe themi me shumë mundësi është melanomë. Dhe prevalenca na tregon nëse është melanomë, kancer lëkure, lëkurë e depigmentuar apo masë beninje. Edhe në rastin e prevalencës, pajisja jonë ka një përqindje të lartë saktësie që shkon deri në 86%.
Si ishte reagimi i mjekëve kur mësuan rreth kësaj shpikjeje? A ishin ata skeptikë?
Bashkëpunimi i parë nisi gjatë projektit. Ne kishim fonde të posaçme për këto bashkëpunime me mjekët e përgjithshëm që do të testonin prototipin tonë të parë. Në fillim ishin mbase paksa skeptikë. Por ata bënë punë të mrekullueshme.

Ishte një grup mjaft specifik pacientësh, të cilëve u nevojitej një kontroll periodik, si fillim me një grup prej 50 vetësh dhe më pas më shumë. Dhe që në fillim u zbuluan dy pacientë me risk të lartë melanome. Këta pacientë u dërguan më pas në repartin onkologjik dhe diagnoza që iu vu atyre aty ishte melanomë.

Kjo ishte një histori suksesi sepse gjurmoi melanomën në fazën e parë dhe pacientët ia dolën. Ne flasim për histori të tilla suksesi në çdo konferencë shkencore, dhe kudo ku ftohemi të flasim për pajisjen “Bdetect”. Dhe gjëja kryesore është se kjo pajisje nuk është ideuar për mjekët dermatologë – sepse ata kanë dermatoskopin – por për mjekët e familjes, sepse në një shtet si Letonia nevojitet shumë kohë për të patur një datë të lirë tek dermatologu dhe gjithashtu kushton. Gjithashtu edhe për qendrat estetike apo qoftë edhe si pajisje për t’u pasur në shtëpi, sa herë vëren diçka të dyshimtë në lëkurë.

Hapi i radhës: certifikimi
Leva Gaigala nga ministria letoneze e Financave gjendet pranë ekipit të shkencëtarëve për ta konkretizuar punën e gati një dekade. “Certifikimi është hapi madhor i radhës, sepse merr shumë kohë dhe përpjekje para se ta nxjerrësh pajisjen në treg” – thotë ajo për DË.

Megjithatë, ekipi është optimist edhe për këtë sfidë. Dëshira e tyre është që të jenë në tregjet e vendeve ku melanoma regjistrohet në përqindje shumë të larta, në vende me bollëk ditësh me diell por edhe në Skandinavi, ku numri i pacientëve me diagnoza të rrezikshme të lëkurës është i lartë.

*Intervista me ekipin letonez u zhvillua në Bruksel gjatë Javës Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve, ku pajisja “Bdetect” ishte një ndër 25 finalistët e konkursit “Regio Stars 2024”, garë e cila zhvillohet për të zgjedhur idenë më të mirë inovative brenda hapësirës së BE-së.

Next Post
“Njerëz me pantallona me arna u bënë milionera e me banjo për macet. Opozita të duartrokasë SPAK”

"Njerëz me pantallona me arna u bënë milionera e me banjo për macet. Opozita të duartrokasë SPAK"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In