• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpikësi i vaksinimit

by Java News
30/11/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shon Tomson

A keni dëgjuar ndonjëherë për Dr. Eduard Jenner? Duhet ta fiksoni këtë emër, sepse shanset janë që ju jeni gjallë sot falë këtij njeriu.

Në kohën e Eduardit, virusi Variola Vera (Lija e Keqe në gjuhën popullore) po bënte kërdinë, duke qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 10% të popullsisë. Vetëm në Europë, vdisnin qindra mijëra njerëz çdo vit, edhe shumë prej atyre që mbijetonin, vuanin pasoja të rënda, si psh. humbjen e shikimit.

Shkenca s’kishte zbuluar ende sekretet e mikrobiologjisë, por kjo nuk e pengoi Jenner, i cili kuptoi që duhet të kishte një shpjegim pse vajzat që milnin lopët, nuk i zinte Lija e Keqe. Arsyeja ishte që këto vajza infektoheshin me lijën e lopëve (një lloj sëmundje jo e dëmshme për njerëzit) e cila u jepte imunitet edhe ndaj Lisë së Keqe.

Doktori në fjalë eksperimentoi me sukses, duke i dërguar një raport shoqatës shkencore në vitin 1797. Mirëpo, shoqata nuk e publikoi sepse mendonin që ai nuk kishte paraqitur shembuj të mjaftueshëm. Pa u mërzitur shumë, doktori iu përvesh punës, duke i zgjeruar kërkimet dhe në fund i botoi rezultatet me shpenzimet e veta! Nuk kaloi shumë kohë dhe metoda e tij e vaksinimit (e para në botë) filloi të praktikohej kudo.

Duke qenë se në atë periudhë mjekësia ishte një praktikë kryesisht private, Eduardi shfaqi fisnikëri të rrallë duke refuzuar mundësinë që të fitonte para nga zbulimi i tij, madje i vaksinonte falas të varfërit.

Thuhet se zbulimi i Eduard Jenner-i shpëtoi më shumë jetë njerëzish sesa puna e çdo individi tjetër gjatë historisë moderne. Mund të duket një pretendim bombastik për një doktor që punoi pothuajse gjithë jetën në një zonë rurale, por ka të ngjarë të jetë e vërtetë.

Dr Eduardi gëzoi një reputacion jo vetëm si doktor i mirë, por edhe si besimtar i përkushtuar, që reflektohej në sjelljen e tij.

Përveç kësaj, e lexonte rregullisht Biblën dhe fliste hapur për besimin te Zoti. Gjeti kohë edhe për të kryer studime të natyrës, për të cilën u zgjodh anëtar i shoqatës së famshme shkencore, Shoqata Mbretërore. Me një fjalë, e gjithë jeta e tij u karakterizua nga aktivitete që kryeshin me ndërgjegje të lartë.

Duhet theksuar që puna e vaksinimit kishte kundërshtarët e tij, si atëherë edhe sot, por Jenner, me besim te Zoti, e i bindur në saktësinë e studimeve të tij, qëndroi i fortë kundër të gjitha kritikave.

Ajo që të bën përshtypje gjithashtu, ishte moskokëçarja e këtij doktori anglez ndaj famës. Ai ngeli deri në fund një njeri i thjeshtë e i sinqertë. Filozofinë e jetës e përmblodhi duke shkruar se: “Aftësitë tona më të larta janë sensi i moralit, arsyetimi reflektues, dashamirësia ndaj krijesave të tjera dhe dashuria për personin hyjnor”.

A e dini se çfarë tha Dr. Eduard Jenner në fund të jetës së tij? I tha njërit prej shokëve: “Nuk çuditem që njerëzit nuk janë mirënjohës ndaj meje, por më bën përshtypje që nuk janë më shumë falënderues ndaj Zotit për të mirën që ai ka bërë nëpërmjet meje për njerëzimin.”

Në shekullin 19, u ngrit një statujë e Jenner në sheshin Trafalgar në mes të Londrës. Mirëpo, ushtarakët britanikë (me mbështetjen e shtypit) nuk u pajtuan me praninë e statujës në atë shesh, sepse e konsideronin si hapësirë ekskluzive për heronjtë e tyre. Si rrjedhojë, Jenner-in e spostuan në një park diku.

Mendim im? Do kishin bërë mirë ta linin statujën aty ku ishte, si shembull i mirë për brezat e ardhshëm. Ndërkohë, Dr. Eduardit nuk i bëri përshtypje fare kjo punë, se kishte vite që kishte mbyllur sytë. Kur themi se ‘i mbylli sytë’, jam i mendimit që shpirti i këtij shpëtimtari u ngjit pranë Shpëtimtarit që e frymëzoi, edhe pranë Perëndisë që i fali zgjuarsinë për t’i shërbyer njerëzimit. Kësaj i thonë të prehësh në paqe, apo jo?

Next Post
Të paktën nuk është bandë, Fatos…

Ironia e Lubonja: Bashës do i thoja që po lindin disa të rinj, mbaji afër për aleancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In