• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpifjet greke për Ramën e Kodhelin? Lexoni çfarë shpifnin kundër Sami Frashërit

by Java News
08/12/2016 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shumë lexues shqiptarë janë habitur ditët e fundit me shkrime ekstreme të medias greke për Shqipërinë. Televizioni shtetëror grek manipuloi intervistat me disa analistë shqiptarë për ta nxirë me cdo formë kryeministrin e Shqipërisë si figurë politike. Ndërsa një gazetë greke arriti kulmin duke shkruar për ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë se ka punuar si striptiste (!!)

Por sulme dhe qëndrime të tilla ekstreme nga media greke, për personalitete shqiptare nuk janë dukuri e kohëve të fundit.

Sami Frashëri lindi në vitin 1850. Ai ishte vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit.

Njihet si romancier dhe dramaturg, si gjuhëtar i madh dhe filozof, si përkthyes dhe pedagog, si autor i një sërë veprash shkencore, si autor tekstesh për shkollat, si autor i manifestit të Rilindjes sonë Kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, si politikan largpamës, si ideolog.

Mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, një nga “gjeneralët” e mendimit shqiptar.

Në kohën kur vepronte Samiu, pra në çerekun e fundit të shek. XIX, fuqitë e mëdha bënin plane për ndarjen e sferave të ndikimit.  Në këtë kohë Samiut iu desh të përballej fuqishëm me armën që kishte në dorë gazetën “Terxhuman- i Shark” kundër gazetës greke ”Neologos”, që dilte në Stamboll dhe që ishte hedhur haptas kundër shqiptarëve.

Në sulmet e gazetës greke vihet re një gjuhë e vrazhdë, një ndjenjë e hapur armiqësore dhe fyese, ndërsa përgjigjet e Samiut janë të matura e të argumentuara.

Në artikujt e gazetës greke shfaqej hapur injorimi dhe përçmimi i popullsisë shqiptare, që, sipas grekëve, vrasin e presin pa dallim pleq e fëmijë.

Samiu në gazetën “Texhumani shark” jep këtë përgjigje; “Shqiptarët as armiqtë nuk i vrasin kur i gjejnë të paarmatosur. Këto sjellje e zakone të shqiptarëve, që i kanë patur vetëm kalorësit, dihen nga tërë bota. Prandaj këto shpifje nuk mund të ndikojnë te askush”.

Por si kalorës fjale, kur e do puna ai harbutit i përgjigjet harbutçe, kur shkruan: “E sigurojmë “Neologos”-in se shqiptarët mund të hakmerren me një të pështyrë në fytyrë të atij që ka shkruar kundër tyre”.

Polemika me gazetën greke ka vazhduar gjatë, aq sa ka ndërhyrë edhe Drejtoria e Lartë e Shtypit e Portës së Lartë për ta ndërprerë.

Aq poshtë ranë gazetarët grekë sa i thanë se edhe “mendjen” Samiu e ka nga ata. Kjo sepse pas mbarimit të shkollës fillore të fshatit Samiu vazhdoi mësimet në gjimnazin e Janinës.

Sipas gazetes greke Samiu “kishte harruar bukën që i kishin dhënë grekët, kur kishte studiuar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.

“Shyqyr zotit, thotë Samiu, nuk kemi patur nevojë për ta na ushqyer të tjerët”. Dhe vërtetë ai s’ka marrë bursë ose ndihmë financiare greke, por, siç dihet, për të shpenzonte vëllai më i madh i tij, Avdyli, që e kishte nën mbikëqyrje e kujdes.

Këtë problem Samiu e qartëson mirë: “Mos u dashka vallë që një njeri që ka qenë në një shkollë greke, e cila gjendet në territorin e perandorisë osmane ose edhe në territorin grek, të tradhtojë origjinën dhe kombësinë e vet, për të përkrahur pretendimet e padrejta të grekëve? A nuk do ta quante të ligjshme e ta miratonte “Neologosi” shërbimin që do t’i bënte një grek që ka studiuar në Petersburg, panësllavizimit në vend të interesave greke?

Next Post
Ish- funksionari i Mitrovicës: Serbët duan në mur të vendosin emrat e “viktimave nga terroristët shqiptarë”

Ish- funksionari i Mitrovicës: Serbët duan në mur të vendosin emrat e “viktimave nga terroristët shqiptarë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In