• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtoni sezonin turistik, asgjë nuk ka mbaruar!

by Dritan Gremi
20/07/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Duket se nga të dhënat dhe raportimet e fundit në terren ky sezon turistik në jug të vendit nuk po shkon ashtu siç duhet, ndërsa thuajse të gjithë po e deklarojnë të vdekur e të dështuar.

Mediat, analistët e sektorit dhe gjithë opinioni publik, tashmë kanë mbaruar analizën e tyre të thellë dhe të gjithë së bashku me një zë të vetëm, po e drejtojnë gishtin mbi shkakun kryesor të kësaj krize, e cila sipas tyre i atribuohet abuzimit me çmimet e larta dhe mungesës së shërbimit.

Po a është ky momenti për të bërë analiza të tilla dhe a është kjo ajo që na nevojitet sot? A thua nuk mund të bëjmë më asgjë për të shpëtuar sadopak nga ajo çka mund të shpëtohet? Është njëlloj si të shohësh shtëpine tënde që digjet dhe të besh sehir, duke mos reaguar, duke mos tentuar të bësh asgjë për të shpëtuar të paktën, atë që mundet akoma të shpëtohet. Por ndërsa disa kritikojnë e shkruajnë në rrjetet sociale, më keq akoma, disa të tjerë fërkojnë duart e gëzojnë.

Gëzojnë për “zjarrin” që ka rënë e po djeg shtëpinë e tyre! Po, po, tamam kështu, Vlorën, Sarandën, Dhërmiun, Himarën, jugun e bukur të Shqipërise, që deri dje e drejtonin vetë, e që mund ta drejtojnë sërish nesër. Operatorët tanë turistikë ky realitet i ri i gjeti komplet të papërgatitur, duke i goditur si rrufeja në qiell të hapur. Ishin mësuar ndryshe, keq në mendimin tim.

Jetonin gati – gati në një botë të tyren, surreale do thoja, e cila nuk reflekton në asnjë pjesë të saj realitetin e botës në të cilën jetojmë. E pikërisht për këto zgjedhje të tyre të gabuara këtë vit u braktisën! E përsëris, për gabimet dhe zgjedhjet e tyre, që nuk lidhen vetëm me çmimet, por për mendimin tim edhe me 1000 problematika të tjera. Ky është tregu, kjo është jeta dhe në jetë gjithçka paguhet. Megjithatë në një klimë si kjo, nuk është momenti për të bërë analiza.

Le t’i lëmë analizat e t’i bëjmë në nëntor. Ky nuk është as momenti për të qarë. Qaramanët nuk më pëlqejne dhe nuk i duhen askujt. Në këtë moment duhet forcë për t’u ngritur në këmbe e për të vepruar. Duhet reagim i shpejtë dhe i fortë, sepse asgjë nuk ka mbaruar.

Jeni akoma “në lojë”, mbase jo për ta fituar, por për të marr një rezultat më të mirë se disfata totale. Nga ana tjetër, kemi përballë Ministrinë e Turizmit, e cila në këto momente është krejtësisht inekzistente. Me heshtjen e saj totale duket se i ka kthyer shpinën jugut, duke ju drejtuar tashmë brigjeve të Adriatikut, ose me saktë duke propaganduar të vetmin territor që me sa duket po i reziston krizës, Qerretin. E dashur zonja ministre, ju lutem ngrihuni dhe bëni dicka, reagoni! Asgjë s’ka përfunduar ende, ka akoma shpresë që ky sezon të rekuperohet pjesërisht.

Mblidhni në një tryezë të përbashkët gjithë operatorët dhe unionet turistike, grupet e interesit dhe jepuni kurajo te reagojnë! Ka akoma edhe 10 ditë korriku, ndaj asgjë s’ka mbaruar. Në mendimin tim, të gjithë operatorët kryesorë të turizmit, bashkë me grupet e interesit duhet të mbledhin një tryezë të përbashkët e të përgatisin një strategj të shpejtë, me një ofertë turistike “agresive” “last second”, e cila të konkurojë bindshëm jo vetëm rajonin, por edhe më gjerë.

Ekziston një target turistësh të cilët akoma nuk e kanë zgjedhur destinacionin se ku do t’i kalojnë pushimet e tyre. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ose thënë ndryshe, janë aq shumë sa që mund të mbushin 1000 herë jugun e Shqipërisë, (lexoni statistikat për lëvizjet e turistëve në botë, si dhe kur i zgjedhin destinacionet e tyre). Duhet të jetë një ofertë, që pikë së pari i bën të gjithë bashkë; pronarë hotelesh, restorantesh, beach baresh (të cilët menaxhojnë njëkohësisht edhe shezlongët e famshëm dhe çadrat), agjencitë e zyrat turistike dhe së fundmi Ministrinë e Turizmit, e cila ka detyrën që t’i mbledhë pikërisht të gjithë aktorët rreth një tavoline dhe t’u thotë: Reagoni, bëni dicka! E dyta duhet të merrni një risk mbi vete, të shtyni sezonin turistik të këtij viti deri në nëntor, kjo për të marrë kohë e për të fituar atë, që humbët në Qershor e Korrik. Bëjeni, do ishte dhe një test i mirë për vitet e ardhshme. Më besoni, kohëve kur sezonet zgjasnin 1 muaj e gjysmë u ka ardhur fundi. Sezonet në jug të vendit duhet dhe mund të zgjasin të paktën 5 muaj, nëse sigurisht hidhet në treg një ofertë e ekuilibruar.

Në mendimin tim, brenda 7 ditësh mund të formulohet dhe të hidhet në treg një super ofertë turistike. Sot ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe mënyrat për të promovuar. Tashmë operatorët turistikë duhet te mësohen qe të lënë mënjanë një buxhet të caktuar për promocionin.

Të mos harrojmë që reklama është shpirti i biznesit. E pra të dashur operatorë turistikë, mos u dorëzoni, është një lojë që mund të luhet akoma deri në minutën e fundit. Asgjë nuk ka mbaruar!

Next Post
“Spaçiatorja” greke e bosit shqiptar në Mykonos bënte jetë luksi/ Shpërndanin kokainë dhe “mbretëreshën e festave”

“Spaçiatorja” greke e bosit shqiptar në Mykonos bënte jetë luksi/ Shpërndanin kokainë dhe “mbretëreshën e festave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In