Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën në rastin e njohur si “rasti i APEX-it”. Me këtë rast, Gjykata në fjalë, në përbërje prej një gjyqtareje ndërkombëtare të EULEX-it ,si kryetare e trupit gjykues, me aktvendimin e datës 30 dhjetor 2015, i cili i është dorëzuar palëve të martën, duke vepruar në rastin penal PKR 194/15, përveç që ka hedhur poshtë aktakuzën, ka pushuar edhe procedurën penale në lidhje me njëmbëdhjetë të akuzuar, të cilët ishin akuzuar nga prokurori i PSRK-së për veprën penale të krimit të organizuar, detyrim, shtrëngimi dhe posedimi i paligjshëm i armëve dhe narkotikëve.