Shkon në 26 numri i pushuesve të shpëtuar në det. Ndonëse deti ditën e sotme, ka qenë i “tërbuar” kjo nuk i ka penguar pushuesit të futen në det, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në një prononcim për report TV, roja bregdetare u shpreh se babë e bir kishin shumë minuta që po qëndronin larg bregut.
“Kishin shumë minuta që po qëndronin larg bregut. Djali mezi po qëndronte në sipërfaqe, babai ishte shumë i lodhur”,u shpreh roja bregdetare.
/a.r