Shërbimi zjarrfikës Bashkia Himarë ka shpëtuar dy turistë të huaj që kishin humbur në Gjipe.
Shërbimi zjarrfikës mori njoftim ne orën 18:00 për 2 turistë belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur nxjerrja e turistëve pa dëmtime. Në këtë operacion kërkim-shpëtimi morën pjesë 12 efektivë.
/a.d











