• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali”, Haxhiu i kthehet ashpër Sulit: Ti mos ofendo këtu se…

by A R
16/05/2024 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli dhe Baton Haxhiu janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ka qenë Suli i cili ka përmendur disa nga emrat që shqiptarët mund të kenë ndryshuar në emigrim, ku ka ndërhyrë analisti Haxhiu i cili i ka thënë të mos ofendojë.

Blendi Fevizu: A u kënaqe me vizitën e Ramës në Athinë?

Marin Suli: Pafund. Të shijon në 2024-ën të shikosh si mund të katandiset një njeri që jeton për show dhe nuk jeton për kontent. Ja shiko si është katandisur.

Blendi Fevziu: I është përkulur emigrantëve shqiptarë. Tha që i është përkulur “të zotëve të barabartë të kësaj shtëpie”.

Marin Suli: Sigurisht që janë të zotë të barabartë të asaj shtëpie dhe ky nuk ka asnjë meritë. Në Greqi ka gati 500 mijë shqiptarë plotësisht të integruar. Kjo nuk është merita as e Ramës dhe as e ndonjë qeverie. Që të bënte gjithë këtë show, ju desh të shkulte administratën me kuq dhe me maq, aq sa e delegjitimoi dhe administrata vetë sepse i kishte ardhur në majë të hundës. Po të shikonte atë drejtorin e Fierit i ka plasur shpirti të shkreti se ka vajtur me lekët e veta. Ka harxhuar 600 mijë Lekë, rrogën. PS ka 30% të elektoratit dhe gjëja më normale që të mbledhësh njerëz.

Blendi Fevziu: Të bëri një pyetje Çuçi të tha “a ka në pasaportë ndonjë njeri që nuk e ka emrin Jorgo”?

Marin Suli: A e ka pasaportën ndonjë njeri që nuk e ka emrin “Xhenerozo” apo Salvatore”? Bujarit i thonë Xhenerozo, Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali. Edhe italianët që ikën në Itali, Antonion e bënë Tonin, Xhezepen e bën Xhoni, por çfarë do të thotë kjo?

Baton Haxhiu: Si çfarë do të thotë kjo? Ti mos ofendo këtu.

Marin Suli: Mosdija nuk është ofendim, minimumi është mosdije. Nuk është trup të mos dish. Ma thuaj ti.

Baton Haxhiu: Çfarë do të thotë se ndërron emrin? Së paku, respektoji.

Marin Suli: Unë nuk e kam ndërruar emrin. Kryeministri i vendit tim dhe tëndit e ka ndërruar emrin.

Baton Haxhiu: A ke dëgjuar ndonjëherë për liritë dhe të drejtat e njeriut? Për të drejtën e pagëzimit dhe për t’u pagëzuar në gjuhën tënde? Kur të përmendësh elemente të tilla dhe me fjalor të tillë, të lutem kujdes për arsye se është ofendim për njerëzit të cilët realisht e ka nevojë identitare të vetën, edhe emrin dhe të drejtën për shkollim dhe të gjitha të tjerat. Unë e kam përjetuar vetë për arsye se për dallim prej jush, pushimet i kam bërë në Greqi.

/a.r

Next Post
“S’më plas të sjell Donaldin këtu”, Romeo i kthehet Eglës: Shpërlaje gojën kur flet…

“S’më plas të sjell Donaldin këtu”, Romeo i kthehet Eglës: Shpërlaje gojën kur flet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com