Ish-Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika pas një viti të ngarkuar me çështje gjyqësore për shpërdorim ka nisur pushimet. Por edhe pse i është larguar jetës politike, ai nuk i kursen ironitë dhe kritikat për pasardhësin e tij në bashkinë e Vlorës, Dritan Leli.
Madje së fundmi, duket se Gjika jo vetëm që nuk kërkon t’i largohet politikës, por është frymëzuar as më pak e as më shumë por nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Kjo pasi në fotografitë e fundit të postuara prej tij, Gjika ka “kopjuar” Nishanin duke hequr mustaqet.
“Unë e kisha me shaka kur thashë që, mqs jam në Pogradec dhe akoma nuk kishte filluar punë kryetari, thashë mos ngecja këtu. Do t’i që e morën seriozisht këta dhe sot e konstituan dhe këshillin, dhe kryetarin e ri! Nuk më ngelet gjë tjetër, veç tu uroj punë të mbarë dhe suksese!
Dhe, sigurisht, me ‘bisht në shalë’, të kthehem në Vlorë”, shkruan Gjika së fundmi duke vazhduar të ironizojë.
Në fakt, Presidenti Nishani pati deklaruar se mustaqet i hoqi ngaqë i merrnin kohë çdo mëngjes kur bëhej gati për në punë. Ndërsa deri më tani për Gjikën nuk dihet nëse ato e pengonin apo kërkoi të bëjë një ndryshim në “look”-un e tij











