Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak metra larg Prokurorisë së Përgjithshme.
Një automjet tip “Smart” u hodh në erë me tritol. Në këtë ngjarje nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale pasi në automjet nuk ndodhej askush në momentin e shpërthimit.
Burimet e JavaNews konfirmojnë se mjeti i përkiste shtetases Blerta Ajazi. Paraprakisht bëhet me dije se autorët, kanë pasur si synim paralajmërimin e Ajazit dhe jo eliminimin fizik të saj.
Policia po heton ngjarjen në disa pista. 50-vjeçarja, pronare e mjetit ishte e divorcuar dhe jetonte e vetme. Fëmijët e saj jetojnë jashtë shtetit.
Ndërkohë vetë pronarja e mjetit i ka thënë hetuesve se nuk ka probleme me askënd. Ajo ka deklaruar e mund të kemi të bëjmë me ngatërresë të objektivit nga ana e autorëve.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmonin në identifikimin e personave që vendosën eksplozivin, një sasi rreth 100 gram./Java/a.m.