Policia e Velipojës me një njoftim zyrtar ka dhënë informacionet për ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Velipojën.
Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç.
Nëna me tre fëmijët jetonin në Lezhë, por kishin shkuar mbrëmjen e kaluar në Velipojë për të pastruar hotelin, pasi iu kishte thënë bashkëshorti, që jeton në Itali.
Informacion Paraprak
Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
/b.h