Pas shpërthimit me tritol në banesë, ka folur për mediat babai i Pëllumb Shpatit, shefit të krimeve në Shkodër.
Ai ka thënë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe se ka dëme të mëdha materiale. Sipas tij, kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës të së birit.
“Ishim 17 vetë, tre familje deri në kat të tretë. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Unë kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë.”, ka thënë babai i tij.
/e.d