Shpërthim në rrethimin e burgut të Fushë Krujës, Policia në ndjekje të një personi

Policia është vënë në ndjekje të një personi i cili në kokë ka pasur një kapuç, por ende nuk dihet nese ka qenë ai që ka hedhur eksplozivin në burgun e Fushë Krujës.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

Më herët Policia tha se:

“Krujë-Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit“.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.