Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një makinë të parkuar në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të kësaj të hëne, në lagjen nr.3, Durrës, ku u dëmtua me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” me targa AA 301ZZ, në pronësi të shtetasit Albano Cumani.
Kamerat e sigurisë të ambienteve përreth kanë filmuar një djalë i cili lëvizte me biçikletë, me kapele në kokë, duke hedhur lëndën plasëse poshtë mjetit.
Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin e të riut si dhe motivin e këtij veprimi.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe një “Ford”, që ishte parkuar aty pranë.
Ka qenë i zoti i mjetit ai që ka zbuluar gjithë sa ka ndodhur, kur ka shkuar për të hipur në të në mëngjes, duke lajmëruar policinë.
/a.r










