• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthimi në hotelin në Velipojë/ ISHTI: Gabim njerëzor, bombola ishte lënë hapur gjatë natës

by Java News
05/07/2021 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI) ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, kur shpërthimi i një bombole gazi në një hotel shkatërroi thuajse plotësisht katin e parë të tij duke lënë të plagosur rëndë nënën dhe tre fëmijët e saj.

Sipas ISHTI-t, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Prof. Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës, u shpreh dje se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është jashtëzakonisht kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar. Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç dhe Enrik 12 vjeç.

Njoftimi

Në zbatim të Ligjit 10 433 datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit 32/2016 “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Nën Presion”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pulaj, rrugës hyrëse Sektor- Vilun, Velipojë, Shkodër, ju informojmë si më poshtë: Më dt 04.07.2021 rreth orës 08.00 të mëngjesit është marrë informacioni se në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka me adresë në fshatin Pulaj, rruga hyrëse Sektor-Vilun, Velipojë, Shkodër ka pasur shpërthim dhe zjarr me pasoja dhe dëmtime të rënda të objektit si dhe familjarëve që kanë në pronësi objektin.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët e sektorit Verior të Drejtorisë së Inspektimit të Enëve nën Presion pranë ISHTI është paraqitur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një objekt me 3 kate që ka shërbyer si hotel sezonal per periudhën e verës.

Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesen jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët. Në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3 – 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të pa identifikueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës.

Bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Personeli PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar.

Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Në prezencë të Inspektoreve të ISHTI është përgatitur nga ana PMNZSH Shkodër akti i konstatimit nga ky Institucion si dhe nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë së rrethit Shkodër është përgatitur Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes.

g.kosovari

Next Post
EMRAT/ “Fortuna” në Policinë e Shtetit, ja dy drejtuesit e qarqeve që mbetën të paprekur

EMRAT/ "Fortuna" në Policinë e Shtetit, ja dy drejtuesit e qarqeve që mbetën të paprekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

January 23, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

January 23, 2026
Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

January 23, 2026
Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In