• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthimi i tubacioneve të gazit në Rusi, numri i viktimave shkon në 39

by Java News
03/01/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i tubacioneve të gazit në një bllok apartamentesh në Rusi, përgjatë ditëve të Vitit të Ri ka arritur në 39. Shifër kjo e konfirmuar nga raportet e policisë pas kërkimit të trupave në zonën pjesërisht të rrënuar. Zyrtari Rus Alexandre Tchouprian tha se 38 nga 39 trupa janë identifikuar tashmë dhe nuk ka më pritshmëri që në malet e qytetit Magnitogorsk të gjenden të tjerë.

“Shërbimet e emergjencës nuk kanë më c’të bëjnë këtu. Puna ka mbaruar”, tha Tchouprian për agjencinë e lajmeve Interfax.

Pothuajse 900 persona të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes kanë punuar në temperatura të ulëta deri në minus 27 gradë Celsius për të kërkuar në mes të betonit dhe metalit trupat e vdekur. Gjashtë vetë duke përfshirë dy fëmijë u shpëtuan në zonën e shpërthimit, por që nga dita e Martë, në zonë nuk janë gjetur më të mbijetuar, përveç një fëmije 10 muajsh gjetja e të cilit për forcat e rendit është cilësuar “një mrekulli e Vitit te Ri”.

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën 10-katëshe në qytetin industrial rreth 1,700 kilometra në lindje të Moskës, në orët e para të së hënës. Blloku i epokës sovjetike ishte shtëpia e rreth 1,100 njerëzve, dhe shpërthimi shkatërroi 35 apartamente, duke lënë dhjetëra të pastrehë.

Forcat e shpëtimit ndërtuan një urë për të arritur zona më të larta. Ndërsa një prej mureve të ndërtesës pothuajse të shkatërruar u shemb qëllimisht pasi rrezikonte të shembej ndërkohë që forcat e shpëtimit vazhdonin kërkimet./a.meta

Next Post
3 çiftet e horoskopit që e duan shumë njëri-tjetrin, por nuk përfundojnë bashkë

Njihuni me shenjën më mike të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In