Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku pas një shpërthimi, 1 person ka ndërruar jetë dhe 8 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Shpërthimi ka qenë kaq i fortë, sa është dëgjuar deri në Peqin.
Vendi ku ndodhej kapanoni ka qenë 100 metra larg Rotondos së Plastmasit, në rrugën që shkon drejt autostradës./m.j