Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Vlorës. Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e jashtme të një dyqani bosh, që më parë kishte tregtuar mobilje të përdorura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të ditës së shtunë në lagjen Lef Sallata. Si pasojë e shpërthimit, i cili është dëgjuar në të gjithë qytetin janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dëmtime kanë pësuar edhe objekte të tjera pranë tij.
Dyqani ku u vendos lënda eksplozive ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe. Në katin e dytë të godinës ndodhet një palestër, e cila ka pësuar dëme nga shpërthimi.
Pista kryesore në të cilën po punon aktualisht policia mësohet se është ajo e një konflikti pronësie, por informacionet për këtë ngjarje mbeten të rezervuara.