Pas lajmit se Rama i ishte drejtuar aeroportit të Stambollit “Ataturk”, ku dhe ndodhën dy shpërthime kamikaze, ka reaguar vetë Kryeministri duke shprehur keqardhjen për shqetësimin e krijuar. Kryeministri ka falenderuar qytetarët për mesazhet e tyre si dhe është shprehur se gjithçka është “ok” dhe askush nuk është lënduar.
“Me vjen shume keq per shqetesimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta. Gjithçka ok neser vizita zyrtare ne Ankara.”- shkruan Rama në Twitter.
Një delegacion shqiptar ku ishte dhe Kryeministri Rama e Ministri i Financave Ahmetaj i ishte drejtuar Turqisë e pikërisht aeroportit ku ndodhën shpërthimet për nujë vizitë zytare. Avioni i delegacionit shqiptar u ul në aeroportin Ataturk disa minuta pas shpërthimeve terroriste.
Deri me tani raportohet që nga shperthimet kane vdekur 32 persona, 6 te plagosur jane ne gjendje kritike per jeten ndersa te lenduar jane me shume se 140 persona./java/a.k