Rreth orës 01:45 të së premtes ka ndodhur një shpërthim me përmasa të mëdha te Komuna e Parisit. Banorët e zonës janë zgjuar të trembur nga zhurma e madhe që ka shkaktuar shpërthimi.
Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali bastesh, por shpërthimi nuk ka ndodhur brenda në lloto por jashtë saj dhe lloto nuk është e dëmtuar pasi qepenat kanë qenë të mbyllura por disa metra më poshtë është edhe një pikë karburanti.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe po heton se çfarë ka ndodhur. Policët në vendngjarje pretendojnë se është pak e dyshimtë për të pretenduar për eksploziv pasi nuk ka asnjë aromë apo gjurmë lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk viktima apo të plagosur, vetëm dëme materiale./a.ç