Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Starovë, Pogradec.
Nga inofrmacionet e para bëhet me dije se lënda plasëse ka qenë vendosur në oborrin e banesës së Petrit Çekiçit.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari