Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.
Mësohet se tritoli është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
a.ç