Një shpërthim me bombë i ka marrë jetën 4 personave dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur, në një tren në provincën Baluchistan të Pakistanit.
Mediat e huaja shkruajnë se kanë qenë rebelët separatistë të cilët mendohet se janë autorë të sulmit, ndonëse askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë.
Shpërthimi bëri që treni me 6 vagona, i cili po udhëtonte nga qyteti veriperëndimor i Peshawarit në kryeqytetin provincial Baluchistan, Quetta, të dilte nga shinat.
Policia raporton se një vajzë adoleshente, nëna e saj dhe dy persona të tjerë u vranë në sulm.
Sulme të ngjashme janë kryer nga rebelët etnik Baluch në të kaluarën, megjithëse kryengritësit ende nuk kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.
/a.rada










